Page 330 - Nji jete ne mes kosoves
P. 330

327
ne shkollën fetare-kombëtare te Qendrës, mësohet nga dokumentacioni i saj.
Si shumë mërgimtarë edhe Meta nuk e harroi vendlindjen. Për çdo vit vinte në Kosovë. Çdo herë na takonte dhe çdo herë i vizitonte miqtë e shumtë të tij.
Në një rast, Beqë Mustafa, mik i tij i dashur nga Reka e Keqe, i pat thënë : “Po më dhimbesh , shkove larg dhe u trete” . Metës paksa i erdhi keq dhe iu përgjegj: “E more burrë, ti i di mirë hjekjet e mia, ato më bënë të emigroj. Është shumë vështirë të lehet vendlindja, por ne nuk jemi tretur. Përkundrazi, ne në Amerikë e gjetëm atdheun e dytë. Amerika nuk të asimilon dhe as të bën presion. Atje njerëzit mund t’ i ruajnë veçoritë e veta racore, fetare, kombëtare dhe etnike. Mos u merakos miku im, sepse ne nga atje do ta ndihmojmë më shumë Kosovën se sa të ishim këtu”
Kur e pat nisur ndërtimin e shtëpisë së re në Vranoc, nuk e fshehte gëzimin. Në një moment më pat deklaruar: “Më duket se po rilindem
   Metë Bajraktari në bisedë me disa shqiptarë të komunitetit tonë para xhamisë në Brooklyn, 1973.
 




























































































   328   329   330   331   332