Page 332 - Nji jete ne mes kosoves
P. 332

329
EMIN BAJRAKTARI, Prishtinë: Metë Bajraktari ishte një burrë i zgjuar. Si i tillë, kur ishte në moshë të re, shpejt u ra në sy forcave të sigurimit të kohës (OZN-ës) ku, së bashku me Zenel Binakun dhe Amrushin i arrestojnë dhe pa kurrfarë dëshmie i dërgojnë në burgun e Pejës. Falë moshës, shpëtoi pa u likuiduar si dy të tjerët që, sot e kësaj dite, s’ ju gjetën eshtrat.
Meta ka qenë ndër më të kujdeshmit e familjes Bajraktari. Ka marrë pjesë në shumë aksione që janë organizuar në fshatin tonë. Është kujdesur për të vjetrit si për Haxhi Bajraktarin, për Ademin, Malën, Shabanin dhe babain tim Kadriun.
Më kujtohet një rast i veçantë, në aksionin për grumbullimin e armëve, kur njerëzit e sigurimit shtetëror dërgonin në stacionin e policisë në Çellopek, Haxhi, Musli, Metë, Amrush dhe Shaban Bajraktarin, Meta, edhe pse ishte në listën e të persekutuarve nga UDB- a nuk e kurseuveten,duke i dalë në ndihmë edhe gjyshit tim, Haxhi Bajraktarit. Në rrethana të jashtëzakonshme e largoi nga Vranoci dhe e dërgoi në Prishtinë në një familje të njohur.
Ai për t’i siguruar ekzistencën familjes së tij, u detyrua të bëjë punë të ndryshme. Punoi në hidrocentralin në Deçan dhe Rijekë.
Për shkak të kushteve tejet të vështira, në të cilat u gjend familja e tij, ai u detyrua të mendonte edhe për opsionin e lëshuarjes së Kosovës. Një ditë e mori edhe këtë vendim të rëndë. Kjo dalje nga vendlindja për ne, ishte e pazakontë. Një vendim për largimin e Metës me katër fëmijë dhe gruan për familjen Bajraktari ka qenë baraz me vdekjen.
Deshi fati që shkuarja e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të hapë dritë, jo vetëm në familjen e tij, por për të gjithë familjet e Bajraktarëve të Vranocit.
Takimi i tij me njerëz të njohur në SHBA i jep mundësi të bëjë emër. Ndihma e tij ka qenë e madhe dhe e gjithanshme. Ai kishte vendosur që nga një pjesëtar të aftë për punë të secilës familje të Bajraktarëve t’ua
  Shkuarja e Metës për Amerikë, hapi dritë për të gjithë Bajraktarët e Vranocit


























































































   330   331   332   333   334