Page 333 - Nji jete ne mes kosoves
P. 333

330
sillte në Amerikë. Mirëpo, një ditë ai më tha se kjo mund të keqkuptohej ose keqinterpetohej se mos Meta po do t’i shpërngulë njerëzit nga Kosova. Më vonë u pa se kjo doli mirë. Të gjithë ata që shkuan atje, u ndihmuan familjeve të tyre në Vranoc, sidomos në krizat që kaloi Kosova. Edhe unë jam njëri prej atyre që më ndihmuan Meta dhe Harry.
Nuk ka qenë dhëndër i një shtëpie, por i secilës shtëpi në Llukë
HALIL TETAJ, Llukë e Ulët: Kam qenë shumë i ri kur ai vinte si dhëndër i Llukës së Poshtme. Dikush është nip i një familje, dikush është mik i një familje, dikush është dhëndër i një familje, e dikush është dhëndër i krejt një fshati. Ndërsa, Metë Bajraktarin, Lluka e Poshtme e ka çmuar dhëndër të secilës shtëpi, si mik e njeri që rrjedh nga një familje me traditë. Këtë traditë ai ka ditur mirë ta kultivojë, si mikpritjen, respektin dhe sjelljen. Meta ka qenë njeri që ka ditur të sillet si me të rinjtë, ashtu edhe me të vjetrit.
Më kujtohet kur ai pat ardhur nga Amerika, në vitet e ‘80-ta edhe në Llukë të Poshtme. Vërejta se ishte ai Meta që ka qenë sa u përket sjelljeve të tij me njerëz, familje, shokë e miq pra ai njeri i traditës shqiptare. Kishte, sidomos respekt për një kategori që ishin më të vjetër dhe bashkëmoshatarë, pa marrë parasysh nga ishin. Mirëpo, me këtë rast, dua të theksoj se për njerëzit e Llukës së Poshtme ka pasur sjellje dhe mirëkuptim të veçantë. Njerëzit që i donte, kur vinte nga Amerika u sillte ndonjë dhuratë në shenjë respekti. Në mesin e këtyre njerëzve ka qenë edhe xhaxhai im.
Unë kam pasur fatin tjetër që në vitin 1985 të qëndroj në Amerikë dhe atje e kam njohur më për së afërmi. Atë që e ka pasur si traditë këtu- edhe në Amerikë e ka vazhduar me një fanatizëm jashtëzakonisht të madh. Secili ka ndierë një kënaqësi të veçantë kur ka shkuar në familjen e tij, aq mirë ka ditur të presë dhe aq mirë ka ditur të sillet me mysafirin sa s’ bëhet më. Për ata që shkonin për herë të parë në Amerikë, ka qenë një këshilltar se si duheshin të silleshin, se si duhej të respektohej puna dhe ligji dhe ajo që e theksonte më së shumti se si duhej të ndihmohej
  




























































































   331   332   333   334   335