Page 335 - Nji jete ne mes kosoves
P. 335

332
përbetuar i shqiptarëve, sikur u bë pak më mirë për shqiptarët nën pushtimin e Jugosllavisë”.
Duke biseduar për disa çështje të situatës politike në Kosovë, Meta më pat thënë se komunistët e Serbisë kanë mësuar në shkolla të posaçme për të gjetur formën e shkatërrimit të vlerave kombëtare të shqiptarëve, si trashëgiminë me shekuj: mikpritjen, bujarinë, fenë, rendin zakonor, farefisin, me një fjalë lirinë personale dhe, në përpjekje të përhershme, këto të zëvendësoheshin me një kulturë hibride të bolshevizmit rus. Meqenëse ata s’ munden ta zhduknin këtë pasuri të çmueshme, zgjodhën rrugën e dhunës që t’i shkatërronin rrënjët shekullore të shqiptarëve. Serbët e dijnë se shqiptarët janë një popull me moral të fortë dhe gjithashtu e kanë të qartë se një gjë të tillë s’ munden ta bënin as pushtuesit e tjerë.
Një pjesë e familjeve shqiptare nga dhuna politike dhe ekonomike e lëshuan atdheun dhe dolën në perëndim, në botën e lirë. Njëri prej tyre ka qenë edhe Metë Bajraktari. Këtij njeriu, fati nuk ia kthei shpinën dhe porsa erdhi në Amerikë, filloi të punojë, u ringjall ekonomikisht dhe me kalimin e viteve dhe me keqësimin e gjendjes atje, ai ndihmoi njerëzit në Kosovë dhe vetë Kosovën.
Meta, së bashku me zonjën e tij Zizën, me punën e tyre arritën të shkollojnë fëmijët dhe, në anën tjetër, te këta të kultivojnë krenarinë kombëtare, dashurinë dhe respektin për zakonet dhe traditat shqiptare. Kështu, Harry, s’ harroi kurrë sakrificat, mundin që babai i tij i ndjerë Meta dhe e ëma, Ziza, bënë për ta, duke u ofruar perspektivë dhe prosperitet. Harry kreu studimet e larta tregtare për menaxhment dhe me këtë profesion ai arriti sukses të madh në biznesin e tij: prona të patundshme dhe në blerjen e ndërtesave në qytetin e New York-ut.
I ndjeri, Metë Bajraktari ishte një burrë që kishte një personalitet dhe me fjalët e tij të ëmbla- bënte që ai të ishte tepër tërheqës. Në bisedime ka qenë gjakftohtë, ishte një katalizator i pajtimeve të shqiptarëve, veçanërisht për shokët dhe miqtë e tij.
Kam pasur një kënaqësi të jashtëzakonshme në dasmën e Harry-t, se nga shumë të ftuar nga komuniteti ynë, isha edhe unë me shoqen time. Meta dhe Ziza, kishin bërë çmos që në këtë gazmend familjar të gjithë të ftuarit të ndjeheshin mirë, si në shtëpinë e tyre. Ka qenë një dasmë e hareshme me muzikë shqiptare që vështirë shlyhet nga kujtesa.
  



























































































   333   334   335   336   337