Page 336 - Nji jete ne mes kosoves
P. 336

333
Nuk mund të kaloj pa përmendur kontributin e pazëvendësueshëm të Harry-t dhe të Metës, në themelimin e gazetën Illyria, një punë e madhe kombëtare. Gazeta Illyria u themelua në një kohë aq të nevojshme për çështjen e trojeve shqiptare, sikurse gazeta Dielli, më 31 mars 1912, të cilën e patën udhëhequr dy kolosë të kombit, Fan Noli dhe Faik Konica.
Të përjetshme qofshin kujtimet për të ndjerin Metë Bajraktari dhe mundimet që ai bëri për fëmijët e tij, për Kosovën dhe për mbarë kombin shqiptar!
Njeri i fjalës dhe besës
HYSEN GECAJ, Llukë e Ulët, Deçan: Meqenëse Metë Bajraktarin e kishim dhëndërr kam pasur rast të rri shumë me të dhe, natyrisht kam edhe kujtime që nga mosha kur isha i ri e deri në vdekjen e tij. Fjalët e thëna me maturi, me thjeshtësi dhe sinqeritet, krijonin një ngrohtësi dhe afërsi që të bënin për vete. Mënyra e komunikimit të tij, sipas moshave, të njerëzve ka qenë e veçanta e këtij njeriu. Kishte konsideratë dhe respekt për secilin, por në mënyrë krejtësisht të posaçme kishte nderim për më të vjetërit. Kishte dëshirë të bisedonte shtruar për hallet dhe brengat e njerëzve dhe vazhdimisht përpiqej që të gjente rrugëdalje e shpeshherë ndihmonte ata për nevojat momentale që kishin.
Në një periudhë kohore kur vinte në familjen tonë me udhëzimet e pastra si loti na ka ndihmuar të tejkalonim situata të ndryshme. Ishte ndër ata që na u gjet pranë me rastin e vdekjes së babait tonë jo vetëm me fjalë ngushëlluese por edhe me pritjen e përcjelljen e njerëzve, ku ndihma e tij këtë herë ishte e jashtëzakonshme. Kishte krijuar rreth vetës shoqëri me disa nga pleqtë e fshatit si Isë Neziri, Ahmet Qerimi, Smajl Arifi, Rushit Arifi, Miftar Dervishi, Demë Bajrami etj. Me ta gjente kohë të rrinte e bisedonte, të respektonte e ta rrespektonin. Nuk mungonin asnjëherë edhe dhuratat e ndryshme për ta, ndonjë plis apo gjëra tjera.
Me Metën pata rastin të kaloj disa kohë në vitet e 80 -ta në Amerikë. Atje vërejta se ai kishte bartur me vete bujarinë e mikpritjen e kullës së Bajraktarëve dhe se çdo takim në shtëpinë e tij ishte i veçantë dhe
  



























































































   334   335   336   337   338