Page 337 - Nji jete ne mes kosoves
P. 337

334
karakteristik me një pritje të ngrohtë që dinte vetem ai ta bënte. Gjatë bisedave shprehte fjalë të mira për Amerikën, për mundësinë e krijimit të një baze ekonomike atje, por kurrë nuk harronte të sugjeronte për të investuar në Kosovë. Për këtë ai dha shembull me ndërtimin e shtëpisë familjare në Vranoc, ku kishte dëshirë t’i kalonte ditët e pushimit por edhe të pleqërisë. Ai trasoi rrugën, jo vetëm të djemve të vet, për punë të ndershme, por edhe të afërmëve, të njohurve dhe kujtdo që i është drejtuar për ndihmë. Të gjitha këto e bëjnë që ai të kujtohet ndër breza si njeri i punës dhe i fjalës me sinqeritetin që e kultivojnë njerëzit që brumosën me ide përparimtare për të mirën e njerëzimit.
Kudo ishte hije e babit të tij
IBRAHIM SHPENDI, Vranoc: Musli Bajraktari, Metën s’e kishte vetëm djalin më të madh, por edhe shok të jetës. Meta ka qenë hija e babait të tij, kurrë nuk iu nda, qoftë në punët e fushës, qoftë në rrugët tregtare që bënin për eksistencë. Me të shkoi nëpër të gjitha qytetet e Kosovës, Skënderaj, Mitrovicë, Vushtrri, Gjilan, Podujevë, Gjakovë, Pejë etj. Meta ishte i veçantë në familjen Bajraktari, sepse ai e deshi më shumë babain sesa nënën.
Ai ishte njeri parimor dhe ato i mbronte me një fanatizëm.
Në vjeshtën e vonë, aty kah mesi i nëntorit të vitit 1944, partizanët rrethuan shtëpinë e Zenel Bajraktarit (xhaxhai i Musliut). Me atë rast ata kërkonin dorëzimin e Shpend Bajraktarit, xhaxha i Metës, i cili kishte qenë kryetar komune në Baran 1941-1944. Shpendi me shokë bëri rezistencë të armatosur dhe nga aty dolën në ilegalitet. Partizanët e revoltuar u kthyen prapë në Vranoc dhe morën Zenel e Metë Bajraktarin, Hajdin Zekën dhe Fazli Ramën dhe i dërguan në burgun e Pejës. Ky rast, ndikoi që Meta edhe më shumë ta ngrisë vetëdijen kombëtare. Se ishte gjithnjë me babain dhe e donte pa masë, tregon edhe fakti se kur në stacionin e UDB-së në Çellopek në aksionin e armëve e thirrnin Musli Bajraktarin, Meta disa herë ka shkuar në vend të tij.
Ka qenë adhurues i arsimit. Në kushte tejet të vështira e shkolloi të vëllanë, Beqirin dhe Qerimin si dhe mua, që më kishte djalë të axhës.
  



























































































   335   336   337   338   339