Page 339 - Nji jete ne mes kosoves
P. 339

336
Shkollën Fillore në Baran dhe po të ndodhte diçka, kisha mundësi t’ia ktheja. Kështu hyra dorëzanë, në vend të dhëndërrit. Ky në emër tim, shkoi te fajdexiu dhe i mori të hollat. Me ato para arriti në Amerikë, të cilat i kthei pas një kohe të shkurtër.
Për këtë të mirë që ia pata bërë Metës, i biri i tij Harry sot më jep një ndihmë mujore- prej 300 dollarësh. Kjo ndihmë do të jetë pë 20 vjet, një
periudhë kjo e gjatë, derisa djali im të bëhet zot i punës.
Ai për mua nuk ka qenë vetëm kushëri, por edhe shok dhe njeri që ta ka prerë konopin, kur ke ndodhur ngusht. Ai ka qenë një burrë me plot kuptimin e fjalës, një njeri ideal për familje, për të afërmit dhe, në
mënyrë të veçantë, për të vuajturit.
Meta me Harry-n na gëzuan, na ndihmuan dhe na mbajtën gjallë. Meta ishte një burrë i zgjuar dhe kuptonte edhe të pathënat. Në këtë
kontekst dua të tregoj një rast: Ishim duke ardhur këmbë nga Peja, ku kishim qenë tërë ditën për të bërë ndonjë pazar për nevojat familjare. Ishim vonuar dhe po udhëtonim natën. Në gjysmë të rrugës për Vranoc, na përshëndeti njëri në gjuhën shqipe. Ai kishte qenë shefi i një sektori të sekretariatit të punëve të brendshme të Pejës. Emrin e ka pasur Gollub Donciq, i cili fliste rrjedhshëm shqip. Ishte një natë shumë e errët dhe
   Nga e majta: Gjyke, Brahim, Isuf, dhe Mejreme Bajraktari, fotografi e viteve ‘70-ta
 

























































































   337   338   339   340   341