Page 338 - Nji jete ne mes kosoves
P. 338

335
Viti 1969 ishte një vitë pikëllues jo vetëm për familjen e tij, por edhe për tërë fshatin, sepse ai iku në Amerikë. Ne nuk e dinim se ajo ditë do të bëhej ditë shpëtimi, jo vetëm për familjen Bajraktari dhe farefisin, por edhe më gjerë.
Ka pasur karakter të fortë, njeri besnik dhe i fjalës. Ka ndihmuar shumë njerëz të varfër, miq e shokë. Nga viti 1987 e deri në vdekje (1998) ndihmoi fshatin Vranoc, si në rregullimin e xhamisë, ku pat angazhuar piktorin Muhamet Berishën, ashtu edhe në ndërtimin e shkollës fillore në Vranoc. Pasi regjimi i Millosheviqit me dhunë largoi shqiptarët nga puna, Meta si humanist shfaqi solidaritet me njerëzit e varfër dhe mbajti disa familje të tilla nga SHBA.
Në vitet e fundit të jetës së tij, ai u bë shumë sentimental dhe këtë e shprehte me lot, sa herë që përmendej Kosova. Ndjej dhembje pse ai nuk arriti ta shohë Kosovën e lirë. Kishte shumë dëshirë ta ndihmonte Kosovën. Amanetin e tij po e vazhdon i biri, Harry.
Familja Bajraktari, si dhe mbarë farefisi do ta kujtojnë bujarinë, fisnikërinë, nderin dhe virtytin e tij.
Një individ ideal për familje
ISUF BAJRAKTARI, Vranoc: Meta ishte në hall të madh. Kishte bërë pregatitjet të nisej për SHBA, por nuk kishte arritur t’i siguronte të hollat për rrugë. Ato ishin shumë para për atë kohë, sidomos për familjen e tij të hequr keq dhe të përvuajtur.
Meta e dinte se dhëndërri im Mustafë Veseli kishte një gjendje relativisht të mirë materiale, në krahasim me ne të tjerët, prandaj erdhi një ditë te unë në Shkollë të Baranit, ku punoja. Më paraqiti problemin dhe një ditë më vonë shkova tek Mustafa. Atij iu duheshin 1500 dinarë, që për kohën ishin shumë para. Ia parashtrova kërkesën dhe lutjen e Metës, por ai më tha se nuk kishte dhe nuk mund t’i ndihmonte. Një individ asaj kohe jipte para me interes nga fshati Bigovicë, ku dhëndëri im mund t’ i merrte, por ai duhej të hynte dorëzanë. As këtë nuk ishte në gjendje ta bënte. Atëherë, duke parë pozitën tepër preokupuese të Metës, hyra dorëzanë se fajdexhiu më besonte ngaqë unë punoja në
  


























































































   336   337   338   339   340