Page 340 - Nji jete ne mes kosoves
P. 340

337
dikend mund ta dalloshe vetëm nëpërmjet të zërit, nëse e ke njohur. Në të kundërtën asgjë. Hymë në bisedë me të, duke mos e njohur, e aq më pak mendonim, se mund të ishte njeri i sigurimit. Gjatë bisedës e pyeti Metën se mos e njihte babain e Raushiqit? Meta iu përgjegj: ”Po është burrë i mirë”. Pastaj i tha se çfarë mendimi kishte për Ismet Malushin dhe Sali Boshnjakun? Meta, sikur se hetoi diçka dhe iu përgjegj: ”Të gjithë këta janë burra të mirë”. Kur erdhi koha e ndarjes, ai duhej të vazhdonte rrugën për Çellopek, Metës i tha se nuk ke folur të vërtetën.
“Unë jam Gollub Donçiqi, dhe nuk mund të ik pa të thënë se ata s’janë burra të mirë, asnjëri prej të treve. Ata i kanë komprometuar familjet e veta për interesa të askujt. U ndamë me këto fjalë. Ai shkoi për Çellopek, ndërsa ne për Vranoc”.
Meta me Harry-n shprehën dëshirë që çdo aktivitet për kthimin e familjeve shqiptare në Kosovë ta ndihmonin
JAHJA LLUKA, Pejë: E njoha Metë Bajraktarin para 30 vjetësh nëpërmjet vëllezërve të mi, të cilët e kanë pasur një autoservis dhe kur ai vinte nga Amerika e sillte makinën për ta riparuar. Kështu, kam pasur rast të jem me të në Pejë dhe në shtëpinë e tij në Vranoc. Në këtë kohë ky pat filluar ndërtimin e një shtëpie të madhe në Vranoc dhe mendonte për kthimin eventual të familjes së tij. Dua të them se kam pasur shumë momente të mira me të. Në këtë drejtim kemi pasur edhe udhëtime. Kemi shkuar së bashku në Zagreb, se ai dëshironte të blente një makinë. Meqenëse kjo ishte rrugë e gjatë me Metën bisedova për shumë çështje, e sidomos për shkuarjen e tij në Amerikë dhe pasurinë që kishte arritur me shumë sakrifica. Se sa zemërgjerë ka qenë Meta dua ta tregoj një rast: në pazarin e automobilave blemë një makinë prej një kroati. Meqenëse paratë e Metës ia numrova (pagova) unë, ndërkohë që ai më pyeti se çka e kisha të zotin, i thashë, mik. Pse nuk më tregove në fillim se kemi mundur të fitonim ne të dy nga ai. Ju përgjegja: ju zotëri, nuk i njihni shqiptarët. Te ne, për para, nuk mund të prishet shoqëria dhe miqësia.
  





























































































   338   339   340   341   342