Page 342 - Nji jete ne mes kosoves
P. 342

339
Meta ka qenë atdhetar dhe e ka ndihmuar lëvizjen në çdo kohë, jo vetëm shoqatën tonë, por edhe Lidhjen Demokratike dhe Partinë Republikane. Ai nuk ka kursyer ndihmat për lëvizje, por edhe për njerëz të thjeshtë. Sa herë që rrija me të, njerëzit iu lajmëronin për t’ i ndihmuar të varfërit dhe këtë e bënte me dëshirë të madhe. Dua ta them se makinën e tipit mercedes që Meta e bleu në Zagreb, unë e kam shfrytëzua më vonë plot tri vjet për nevojat e shoqatës në Kosovë. Themelimi i degëve në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi është bërë me këtë makinë.
Shpirti i madh, ndjenja dhe malli për atdhe e kanë bërë Metën që të ndihmojë, aty ku ka arritur dhe aty ku ka mundur- të kthehen edhe shumë njerëz në Kosovë. Ai ka pasur një vizion se Kosova do të jetë e lirë dhe e pavarur dhe e ka përshkuar një shpresë, nëse jo Harry, së paku të tjerët do të ktheheshin në Kosovë- që shtëpia e ndërtuar në Vranoc, të jetë një kullë që në momentet më të vështira, sikurse Ramë Bllaca që e pat ndërtuar kundër konventës jugosllave-turke në vitin 1937, ashtu edhe Metë Bajraktari ndërtoi një shtëpi aq të madhe që nuk ishte e nevojshme për familjen e tij, por ajo kishte simbolikën e qëndresës, për t’u treguar njerëzve se duhet mbetur në Kosovë, se qëndresa është një garanci e fitores. Të gjithë e dijnë se në vitet e 90-ta, vala e largimit nga Kosova në Evropë ka qenë shumë e madhe dhe Kosovës i kanosej një zbrazje totale, sidomos nga rinia e cila duhej ta barte rezistencën kryesore kundër okupatorit. Ndërtimi i shtëpisë aq të madhe në Vranoc, ishte një mesazh se në Kosovë duhej të qëndrohej.
Meta thoshte se vetëm puna sjell rezultate, prandaj i adhuronte shumë njerëzit që punonin. Për presidentin Rugova thoshte se është i shenjtë dhe Kosovës do t’i sjellë lirinë dhe pavarësinë.
Në fund dua të theksoj se shumë humanistë nuk kanë pasur fatin të lënë trashëgimtarë të denjë, ndërsa me Metën është e kundërta. Ai ka fëmijë të shkëlqyeshëm të cilët ia kanë zbardhur fytyrën, jo vetëm Metës, por edhe Kosovës.
  dhënë kontribut të konsiderueshëm edhe në Këshillin për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut në Prishtinë.





























































































   340   341   342   343   344