Page 343 - Nji jete ne mes kosoves
P. 343

340
Humanist, atdhetar, fetar dhe i virtytshëm
LLUKMAN GECI, Llaushë: Musli dhe Metë Bajraktarin i kam njohur para 27 vjetësh, kur u vendosa imam në xhaminë e Vranocit. Për këtë familje kisha dëgjuar edhe më parë, sepse flitej dendur në atë pjesë të Drenicës, ku jetoja unë (Llaushë). Familja Bajraktari, është familje e nderuar, një familje patriotike e kombëtare. Kur fillova të punoj si imam në Vranoc, pata rastin të njoh më për së afërmi këtë familje dhe të mësoj për historinë e saj, si për Ali, Haxhi e Rrustem Bajraktarin. E njoha vetë Musliun, Metën dhe Harry-n.
Meta ka qenë një humanist i madh që rrallë i kam parë shoqin. Sa herë që kthehej nga Amerika, sillte ndihma për banorët dhe fshatin Vranoc. Ka ndihmuar njerëzit sipas nevojës dhe rastit. Meta e ka ndërtuar shtëpinë e hoxhës, brenda oborrit të xhamisë. Ka shpenzuar një shumë të madhe parashë. Ai pat deklaruar se hoxhën nuk mund ta lente në shtëpi të vjetër, dhe se donte t’ ia bënte një të re dhe t’i krijonte kushte për ta kryer detyrën me nder dhe sukses. Në kohën kur u ndërtua, ajo shtëpi, ishte më modernja në Vranoc.
Meta është njeriu i parë që ka kontribuar edhe për ndërtimin e godinës së shkollës fillore në Vranoc. Ai ka kontribuar në shumë drejtime. Kur vinte nga Amerika, më drejtohej: “Kush ka nevojë më së shumti? Këtyre njerëzve duhet ndihmuar se janë të hequr keq“, thoshte ai. Metë Bajraktari na ka ndihmuar edhe në rregullimin dhe merementimin e xhamisë në Vranoc. Më kujtohet një rast kur, së bashku shkuam në Pejë për të blerë tepih dhe llambadar për xhami. Hymë në një shitore, ku shitësi ishte shqiptar i fesë katolike dhe morëm një llambadar, “lluster” shumë të madh, por duke e qitur në automobil, na u thye. U kthyem prapë te shitësi, i cili na u drejtua me këto fjalë: ”Ju të xhamisë për herë të parë erdhet në këtë shitore dhe ju ndodhi ky taksirat”! Meta ju përgjegj: ”Nëse thehen edhe dhjetë të tjerë, prapë te ju do t’i blejmë”.
I kam njohur shumë mirë Musli dhe Metë Bajraktarin. Kanë qenë shumë bujarë, kombëtarë dhe fetarë. Ishte një familje e mrrekullueshme. Babë e djalë kishin vullnet të madh për të ndihmuar fshatin e tyre.
Kur Meta bëri një pasuri në Amerikë, nuk i dhimbsej asgjë për të
  



























































































   341   342   343   344   345