Page 344 - Nji jete ne mes kosoves
P. 344

341
Kam qenë imam kur pat filluar ndërtimin e shtëpisë në Vranoc. I ka pasur do mjeshtër të Rugovës. Kur ata e panë projektin e madh të shtëpisë që kishte planifikuar, i thanë se do t’i kishtonte shumë. Meta si në shaka ju tha; ”Mos u mërzitni se pare po marrim me thes”. Mua më tha: ”Po e ndërtoj më tepër për shokë, miq e dashamirë, për ceremoni të ndryshme se sa për veti. Unë vi njëherë apo dy herë në vjet, kurse shokët dhe kusherinjtë kam qejf ta shfrytëzojnë atë”.
Babai i Metës, Musliu ka qenë shumë i zhdërvjelltë, racional dhe paqësor. Ka pajtuar shumë njerëz në rajon. Nuk i pëlqente gjuha e forcës dhe e konfliktetve. Kam pasur një lidhje me dom Anton Kqirën, atëherë prift në anën e Gjakovës. Me Musliun shkuam te ai dhe biseduam për një bashkëpunim lidhur me pajtimin e njerëzve që kishin probleme të pazgjidhura.
Nga Musliu kam mësuar historinë e Lugut të Baranit, në veçanti atë të Vranocit. Ai më fliste për ngjarjen e vitit 1913, kur malazezet me dhunë kanë tentuar t’ ua ndërrojnë fenë dhe për ngjarjet të tjera që kanë ndodhur në këtë pjesë të Kosovës.
Nga Musli Bajraktari nuk jam ndarë kurrë. Kemi qenë së bashku në Strellc, Isniq, Deçan, Irzniq, Junik, deri në Klinë të Begut. Kemi pajtuar njerëz për ndonjë ngatërresë që kanë pasur. Për këtë qëllim nuk ka kursyer asgjë. Ai ka qenë edhe në Këshillin e Pajtimit. Meta nga Amerika e ndihmonte materialisht aktivitetin tonë në pajtimin e këtyre familjeve.
Me Metën, shpeshherë kemi marrë udhë bashkë. Më kujtohet njëherë e pata thirrur në një dasmë në Drenicë, Llaushë. Kur Meta i dëgjoi këngëtarët me disa këngë që nuk ishin të preferuara për pushtetin e atëhershëm, më tha me një shprehje alegorike “ju këtu po e lëshojshi umin bukur thellë”. I kishte shumë për dëshirë këngët epike, sidomos ato të Rilindjes Kombëtare dhe së tepërmi i bënin përshtypje këngët e kaçakëve.
Po kësaj rruge i pamë dy-tre vetë të lodhur dhe të veshur dobët, njëri prej tyre ishte me opinga të shkyra dhe menjëherë e ndali për t’i ndihmuar. Më tha: ”Kam vuajtur shumë dhe kur shoh njerëz të tillë s’mund të rrij i qetë.
Musli Bajraktari ka qenë i pasionuar pas këngëve të folklorit.
  ndihmuar popullin e kësaj ane. Ka qenë njeri me moral të fortë, i dashur, i afërt për të gjithë dhe me dëshirë të madhe ka ndihmuar skamnorët.


























































































   342   343   344   345   346