Page 346 - Nji jete ne mes kosoves
P. 346

343
në Ferizaj, ku është bashkuar me mijëra vullnetarë shqiptarë, ndër të cilët ka pasur shumë njerëz edhe të Bajrakut të Vranocit, të cilëve Bajraktari u ka prirë për në Shkup. Ai ka pasur gjithmonë fjalë shumë të mira për Bajraktarin, i cili kujdesej për njerëzit e tij si t’i kishte pjesëtarë të familjes së vet.
Shumë më vonë (më 1943), kam pasur rast ta njoh Haxhi Bajraktarin, në Strellc te Ukë Rrustem Povataj. Haxhi Bajraktari ka qenë njeri i mençur, pleqnar, njeri me autoritete dhe atdhetar me traditë, si e gjithë familja e tij.
Në vitin 1990, një grup intelektualësh kosovarë shkuam në Nju-Jork, me ftesën e mërgimtarëve tanë, me qëllim që të takoheshim me ta në lidhje me problemin e Kosovës. Por meqenëse situata politike ka qenë shumë e vështirë, ne shkuam atje me pretekst për të pajtuar gjaqet dhe ngatërresat eventuale mes shqiptarëve të Amerikës, siç i pajtonim në Kosovë në atë vit. Ky ka qenë rasti i parë që e kam njohur Metë Bajraktarin dhe familjen e tij, e cila jetonte në New York. Megjithëse kishte kaluar një kohë e gjatë qyshkur ishte vendosur në Amerikë, Meta kishte ruajtur të gjitha tiparet e burrit të Kosovës dhe të shtëpisë së Bajraktarit. Djali i tij, Harry kishte qenë fëmijë kur ka shkuar në Amerikë. Ai ishte shkolluar dhe kishte punuar shumë me zell e me mend, kështu që kishte mbërrirë shkallën e një nga biznesmenët shqiptarë më të njohur të Amerikës. Madje, Harry qysh në moshën e tij më të re është angazhuar për të mirën e Kosovës, si në planin politik, ashtu edhe me ndihma konkrete materiale. Meta, gjithashtu ishte krahu i djathtë i djalit të vet, i cili konsultohej për çdo gjë me prindrin e vet. Meta dhe Harry na ftuan të gjithëve në një gosti në shtëpinë e tyre, ku kaluam një ditë në atmosferë vëllazërore kosovare.
Unë kam pasur rastin të shkoja disa herë në Amerikë dhe gjithmonë takohesha me Metën dhe Harry-n, me të cilët nuk më lidhte vetëm ‘’fisi e bajraku’’, por një respekt, besim dhe afërsi e ndërsjellë, e bazuar në sinqeritetin, humanitetin, shqiptarizmin dhe atdhedashurinë e tyre, sidomos për Kosovën, por dhe më gjerë. Meta më tregonte shumë përjetime të tija në Kosovë. Ai më thoshte se ‘’Me trup jam në Amerikë, por me mend e me shpirt jam gjithnjë në Kosovë’’. Më tregonte se ‘’Këtu jemi shumë mirë, i kemi të gjitha të mirat, por na mungon atmosfera e Kosovës, shija e jetës shoqërore, fqinjësore, vëllazërore shqiptare,
  





























































































   344   345   346   347   348