Page 347 - Nji jete ne mes kosoves
P. 347

344
hapësira e Lugut të Baranit dhe aroma e barit të livadheve të Vranocit. Por i kujtoheshin edhe ditët e vështira kosovare, persekutimet e krimet e Serbisë ndaj popullit shqiptar, vitet e ‘’kralit e të marshalit’’ kur uzurpoheshin tokat pjellore të shqiptarëve dhe u jepeshin kolonëve serbë e malazezë, duke dëbuar me dhunë nga trojet e tyre shekullore qindra mijëra shqiptarë, për në shkretëtirat e Anadollit në Turqi. Ma përmendte tragjedinë e Tivarit, kur më 1945 Serbia e Mali i Zi i likuiduan brenda disa orëve në Tivar më se 4 mijë shqiptarë nga Kosova e Maqedonia, të cilët i kishin mobilizuar, por pa asnjë armë, gjoja për të luftuar kundër nazistëve në Dalmaci e në Istri. Më tregonte detaje nga lufta e Shaban Polluzhës në Drenicë në dimër më 1945, kur edhe ai vetë ishte mobilizuar me dhunë në ushtrinë komuniste serbe, si të gjithë të tjerët. Madje, ende e mundonte rasti i komandantit shqipfolës i repartit të tij, i cili ishte vegël qorre e politikës serbe antishqiptare, saqë me dorën e vet vriste luftëtarët vullnetarë të Shaban Polluzhës , sa herë që i binte
rasti.
Meta ishte i lidhur shumë me problemin e Kosovës, me pozitën e saj
në robëri të okupatorit serb. Ai e donte shumë Lugun e Baranit nga kishte shumë kujtime të mira e të vështira. E brengoste fakti që Kosova dita ditës po mbetet me më pak shqiptarë, të cilët kërkonin shpëtim e qëndrim në botën e jashtme, madje edhe përtej Oqeaneve në Amerikë e në Australi, ku procesi i asimilimit është i paevitueshëm. Meta interesohej për çdo gjë në Kosovë, por më shumë donte të dinte për problemin e arsimit, për shkollat, sidomos për shkollimin e rinisë fshatare, megjithëse vetë nuk ka pasur rastin të shkollohej, por ai e kuptonte rëndësinë e shkollës edhe për zgjidhjen e problemit kombëtar. Fliste shpesh edhe për nevojën e investimit të kapitalit të diasporës në ndërtimin dhe zhvillimin e ekonomisë së Kosovës. Mua më ka bërë përshtypje të mirë çdo bisedë me Metë Bajraktarin, sepse ai kishte përvojë të madhe jetësore, që është shkolla më e mirë, ishte i logjikshëm dhe qëllimmirë, modest, pa mendje të madhe. Biseda me të lente përshtypjen e njeriut të logjikshëm dhe të urtë.
Dëshirën e tij për investime të kapitalit të diasporës në Kosovë po e kryen me përkushtim djali i tij Harry, i cili këtë dëshirë e këtë qëllim të prindit e ka edhe ai vetë, kështu që në Pejë e në Rahovec qysh tash ka bërë investime të mëdha, të cilat do të bëjnë të mundshëm punësimin e
  




























































































   345   346   347   348   349