Page 349 - Nji jete ne mes kosoves
P. 349

346
Amerikë.
Meta ka qenë punëtor i zellshëm prej një babe shumë të mirë. Në
Amerikë me punë të ndershme bashkë me djalin e tij, Harryn arritën të bëjnë një pasuri të konsiderueshme. Ai ka qenë një njeri i urtë dhe shumë i dashur, si për pleq ashtu edhe për të rinj, një njeri që ka ditur të bëjë ndërlidhjet mes moshave. Meqenëse unë, Isufi dhe Qazimi ishim afër me moshën e tij, bisedonim për çështjet jetësore dhe ai na thoshte: “Duhet të punojmë dhe ta ruajmë veten, autoritetin e familjes që të na respektojnë të tjerët”. Shumë e ka deshur punën dhe njerëzit që mundoheshin për familje.
Unë isha me punë në Mal të Zi, në Danillovgrad. Meta ishte nisur këmbë për të ardhur tek unë, në kërkim të ekzistencës. Ka qenë koha para shkuarjes në Amerikë.
Më tha:” Jam në zor, duhet t’ia mbaj dikah, ku të mundem.” Meqenëse aty ku isha unë, puna ka qenë shumë e rëndë, i thashë: kjo si po e sheh nuk është punë për ty, përkundër krizës ekonomike që e kishte në shtëpi. E dija shëndetin e tij që s’ do të mund ta përballonte. E pashë se u mërzit shumë. Më tha:”Maxhun, është bërë zor të jetohet”.
Kur u ndamë, ndjeva një dhembje të thellë për të, ndonëse as unë s’ isha në pozitë më të mirë, se edhe mua m’ u kishte mërzitur jeta në atë vend, larg familjes, me punë të rëndë e me pak para.
Pas dy vjetësh e lëshova punën në Mal të Zi, ndërsa Meta gjatë asaj kohe kishte shkuar për Amerikë.
Më kujtohet kur erdhi nga Amerika në Vranoc. Atëherë e kisha hapur një shitore në katund, me të cilën mundohesha ta mbaj familjen gjallë.
Në një bisedë me Metën, i thashë:” A mund të më dërgosh një garancion të vij edhe unë në Amerikë”. Mu përgjegj:” Është bërë vështirë, sidomos për ata që kanë familje”. Me siguri në atë moment, iu kujtua heqa e tij, rruga e gjatë dhe e mundimshme deri në Amerikë. Megjithkëtë, unë insistova që të më dërgonte një garancion, se e ndija veten të aftë për të kryer punët, sipas asaj që m’i përshkruante Meta. Kur pa insistimin tim, më premtoj, duke më thënë si të jam shëndosh këtë punë do ta kryej.
Pasi u kthye atje, më kishte nisur garancionin. Vendosa të shkoja për vizë dhe në fakt fillova të përgatitesha për rrugën tejoqeanike. Lajmi u
  























































































   347   348   349   350   351