Page 348 - Nji jete ne mes kosoves
P. 348

345
shumë njerëzve, përkatësisht sigurimin e bukës për mijëra pjesëtarë të familjeve. Për Kosovën e cila është shkatërruar e varfëruar nga okupatori serb, ky investim ka rëndësi të madhe. Shembulli i Harry-t duhet të jetë nxitje për të gjithë biznesmenët shqiptarë kudo që janë. Amerika e Evropa nuk kanë nevojë për investime të shqiptarëve në ekonominë e tyre. Kosova, atdheu i tyre shekullor i vërtetë, ku i kanë rrënjët mërgimtarët tanë, edhe sot pret ndihmën e bijve të vet, e cila kurrë nuk ka munguar. Përparimi ekonomik i Kosovës do ta ndalte lumin e madh të rinisë kosovare i cili po vërshon çdo ditë vendet evroatlantike, për të mbetur gjallë sot, por edhe për të humbur përgjithmonë brezat e nesërme shqiptare në dallgët e detit të asimilimit.
Në qendër të Pejës, në rrugën që mban emrin e mikut të shqiptarëve, kongresmenit Eliot Engell, ngrihet një ndërtesë madhështore ekonomike e Harry-t, në ballë të secilës qëndron krenar emri i saj ‘’Metë Bajraktari’’. Kjo është shtëpia e mallrave ku furnizohen shumë pejanë, por ky është edhe sheshi i patriotit të madh, Haxhi Zeka, i cili është zbukuruar me bustin e tij prej bronzit, por edhe me këtë ndërtesë ekonomike dhe me emrin e saj. Shpresojmë që sa më parë biznesmenët shqiptarë t’i ngjallin e t’i zbukurojnë qytetet e fshatrat tona me objekte të ndryshme ekonomike dhe në ballë të tyre të skaliten sa më shumë emra të shqiptarëve të nderuar, siç është emri i Metë Bajraktarit. Ai shqiptar që e ndihmon Kosovën, nderon vetën dhe kombin shqiptar.
Një ëndërr e realizuar
MAXHUN KRASNIQI, Vranoc: Porsa u instualua ”pushteti popullor” i Partisë Komuniste në vitin 1945, familjen tonë Bajraktari e futen nën kontrollin e hekurt. Ata na ranë në shpinë dhe na i morën bagëtinë, drithin, teshat dhe çdo gjë tjetër për jetesë, me fjalë të tjera na qitën në fund të pusit. E vetmja zgjidhje ka qenë largimi dhe të gjesh punë diku tjetër, ku s’ të njihte kush. Edhe unë qesh i shtrënguar ta marr një hap të tillë të rëndë. Shkova në Mal të Zi, në Danillovgrad, dikush tjetër në Bosnjë e Kroaci, kurse Meta pasi kishte kërkuar shpëtim në kërkim të ndonjë pune në Rijekë e në disa vende të tjera, më në fund, shkoi për
  





























































































   346   347   348   349   350