Page 350 - Nji jete ne mes kosoves
P. 350

347
përhap se Maxhuni po shkon për Amerikë dhe kur dëgjoi Xhaferi, vëllai im, i cili asaj kohe punonte në Televizionin e Prishtinës, erdhi në Vranoc. Më tha, Maxhun- unë dhe Haliti, vëllai tjetër, jemi në Prishtinë, ndërsa fëmijët e vëllait po mbesin vetëm me pleqtë. Me të dëgjuar këto fjalë të vëllait, hoqa dorë nga shkuarja për Amerikë. Kur mori vesh Meta, bukur shumë mu pat hidhëruar.
Dua të theksoj edhe diçka tjetër: Kur e nisi ndërtimin e shtëpisë në Vranoc- disa thoshin se ai po e bën këtë për mendje të madhe. Këtyre Meta u përgjigjej: jo për mendje të madhe, por për nipër e mbesa që ta kenë Kosovën gjithmonë ndërmend dhe që ta kenë atë afër“. Shtëpia, thoshte ai, mund të jetë element që t’ i tërheqë ata. Kjo ide e tij u realizua. Sot vjen Harry me shokët e tij, vajzat, nipërit dhe mbesat. Kjo shtëpi ka vendosur lidhjen e familjes së Metë Bajraktarit me vendlindjen e tij. Që nga ndërtimi i saj, shumë gazmende familjare janë bërë këtu, më pak në të gjallë të tij, e shumë më shumë pasi Kosova fitoi lirinë. Kësisoji, ëndrra ju realizua deri në fund. Për fat të keq, ai qe jetëshkurtër e nuk arriti të kënaqej me këtë shtëpi. Një pjesë të jetës e pati të rëndë, hoqi dhe vuajti shumë.
Ka qenë i ndershëm dhe ka mbrojtur të ndershmit
MUSLI MULOSMANAJ, New York: Njohja me Metë Bajraktarin është një histori e gjatë që ka dy anë: dhembjen dhe krenarinë. Kjo histori është e mbushur me plot ngjarje, ku nëpërmjet të saj shihen të gjitha kronikat e kohës. Nga takimi i parë në Vranoc, në vitin 1941, e deri në mbyllje të shekullit të kaluar ku u ndodhem së bashku në Amerikë, kam shumë kujtime që pas gjithë kësaj kohe të shkuar, vështirë se mund të thuhen të gjitha. Unë me këtë rast, dua të ndalem në disa veçori karakteristike të jetës së tij në aspektin kombëtar, të traditës dhe të bujarisë.
Metë Bajraktari nga dita kur ka ardhur në Amerikë më ka quajtur vëlla. Gjithherë kemi qenë bashkë. Ai ka qenë një punëtor i vyeshëm dhe një patriot i madh. Kombin e ka dashur me shpirt. Disa njerëz, kur
  




























































































   348   349   350   351   352