Page 351 - Nji jete ne mes kosoves
P. 351

348
Meta erdhi në Amerikë, janë munduar që atë ta largojnë prej nesh për shkak se orientimi i partisë sonë-Legaliteti, ka qenë Shqipëria Etnike. Mirëpo, ai kurrë nuk e pranoi një koncept të tillë. Ai mbeti me ne. Një pjesë e shqiptarëve të Kosovës që erdhën në New York, nuk ka qenë në anën tonë, ngaqë ata në një mënyrë apo tjetër simpatizonin regjimin e Enver Hoxhës. Kjo, neve të partisë së Legalitetit nuk na pëlqente.
Metë Bajraktari ka pasur një moral të fortë dhe të patundur, ka qenë
i ndershëm dhe ka mbrojtur të ndershmit. Gjithnjë ka luftuar përçarjet që bëheshin në mes të shqiptarëve. Nuk ka përgojuar askënd, ka ruajtur nderin e familjes së tij. Ka respektuar dhe kultivuar të gjitha tiparet pozitive të traditës shqiptare.
Unë kam kaluar shumë vjet të jetës me të. Kam përshtypje të lartë si për të, ashtu edhe për familjen e tij. Familja ime me atë të Bajraktarit çdo gjë e kanë ndarë së bashku, si gëzimin, ashtu edhe hidhërimin.
Njëherë kur Meta po nisej për një vizitë në Kosovë i pata thënë kur të mbërrish në Deçan, këqyri për mua ato bjeshkë- Shkëlzenin e Gashit. Këtë porosi, ai e kishte kryer, por kishte qajtur. Sa shumë shqiptarë vuajnë për mallin e tokës së tyre në pamundësi për t’ i vizituar.
Kjo është gjëja më tragjike për jetën e njeriut.
   Metë Bajraktari me babain e tij Musliun, djalin Miftarin dhe Musli Mulosmanaj, New York 1975.
 


























































































   349   350   351   352   353