Page 353 - Nji jete ne mes kosoves
P. 353

350
REXHEP YMERI, New Jersey: Një ditë pasi kishte ardhur Metë Bajraktari në New York, shkova në familjen Mulosmanaj dhe e takova atë. Gjithnjë, mendoj se isha njeriu i parë i komunitetit që i bëra vizitë. Nga takimi i parë, meqenëse deri në atë moment s’e kisha njohur, e deri në vdekje mbetem tepër të dashur e të lidhur në mes veti. Nga biseda e parë, më bëri përshtypje se ishte njeri i traditës me një intelegjencë të theksuar. Deshi rasti që për një kohë të punonim së bashku në një ndertesë me 204 familje në Manhattan. Meqenëse asnjëri nuk dinim anglisht, shpeshherë e thërrisnim Harry-n të ndërhynte te punëdhënësi, i cili ishte një francez. Me Metën bisedonim për shumë gjëra. Ka qenë kënaqësi të rrish me të. Më kujtohet kur ai më thoshte se si, përveç tjerash, familjen e tij, komunistët serbë, s’e kishin lënë të mbillte tokën.
Së bashku me të kemi takuar Mbretin, Leka Zogun në New York dhe së bashku kemi qenë në dasmën e tij në Madrid.
Mehmet Aga banonte aty afër, ku punonim ne të dy. Në fakt, ai vinte te Meta, të cilin e donte për së tepërmi. Shpeshherë, kur përfundonim punën, e thrrisnim Mehmet Agën dhe dilnim në ndonjërën prej kafeneve në Manhattan.
Banojsha në Jerome Avenue dhe nga Manhattani vihej me trenin numër 4. Të shtunave dhe të dielave, ditëve të pushimit, shpeshherë vinin Mehmet Aga dhe Metë Bajraktari, ku më parë caktonim se në cilin vagon mund të takoheshim, e pastaj vizitonim miq e shokë.
Mehmet Aga më thoshte: s’dëshiroj me dalë pa ty se ti ma heq mallin e Hasit (krahinë shqiptare). Atje kam hangër shumë bukë derisa isha në ilegalitet. Këtë kurrë nuk mund ta harroj. Kam pasur shumë miq e shokë. Ai në një rast ka pas theksuar: ”Kur dilsha në Has më pushonte trupi, ashtu sikurse bija kur shkon në gjini, që rahatohet. Ashtu edhe unë. M’u gjetën në ditët më të vështira. Kur e kapi sëmundja, me Metën shkonim e vizitonim. Në të njëjtën ndërtesë ku punonim ne së bashku, jetonte edhe një mjek francez, që e kishte kontrolluar dhe ia kishte bërë analizat Mehmet Agës. Në një moment kur ishim edhe me Mehmet Agë Rashkocin, e takuam këtë mjek në dalje të ndërtesës. Ai, në prani të ne
  Meta ka qenë kombëtar, i ndershëm dhe shumë i dhembshëm




























































































   351   352   353   354   355