Page 354 - Nji jete ne mes kosoves
P. 354

351
të treve, iu drejtua Mehmet Agës, duke ia komunikuar lajmin se kishte kancer. Dua të theksoj me këtë rast fjalët e Agë Rashkocit: “ Çkado qoftë- për “hajr” qoftë. Kam lindur dhe duhet të vdes”. Këtë lajm e përballoi pa ndonjë shqetësim të madh.
Pas kësaj me Metën u ndiem keq. Kur mjeku u largua pak nga ne, e ndoqa prapa dhe i thashë : Si munde t’ ia komunikoje këtë lajm të trishtueshëm në këtë mënyrë të drejtpërdrejtë? Këtë e bëjnë vetëm njerëzit e pa shpirt, i thashë. Pas këtyre fjalëve doktori nuk tha asgjë dhe iku. Rreth sëmundjes së Mehmet Agë Rashkocit u paten angazhuar edhe dy mjekë shqiptarë, Ali Kopreska dhe dr. Dibra. Sëmundja ishte e rëndë dhe mjekët ishin të pafuqishëm.
Metë Bajraktari ka qenë i dhënë shumë pas tij dhe ka bërë të pamunderen për mikun e tij, jo vetëm sa ishte gjallë, por edhe kur vdiq, të gjitha shërbimet e ceremonisë së varrimit ia ka kryer, sikurse ta kishte pasur të shtëpisë.
Metë Bajraktari ka qenë kombëtar, besnik, trim dhe shumë i virtytshëm një bujar i paharruar. E ka dashur shumë popullin shqiptar dhe Kosovën. Kur organizoheshin demonstrata i thoshim Metë mos dil se ti e ke familjen atje dhe se mund ta keqtrajtonin serbët në Kosovë. Megjithkëtë, ai nuk ndalej. Ne kemi qenë të sinqertë në mes veti, edhe përkundër faktit që Jugosllavia kishte gjithkund agjentët e vet.
Ka pasur një respekt për shokët dhe miqtë e tij. Edhe ata e kanë respektuar dhe përkrahur sidomos në fillim kur erdhi në Amerikë. Kur flas për të dëshiroj të them se ai ishte një punëtor i mirë, fetar i madh, i vendosur dhe shumë tradicional në ruajtjen e të gjitha virtyteve shqiptare, një njeri i ndershëm dhe njëkohësisht i dhembshëm. Të keqen e miqve dhe të shokëve e ka përjetuar me dhembje të madhe. Dhe, do ta mbyllja me këtë mendim: ka qenë një njeri me tipare të një burri të madh dhe i vendosur në çështjet kombëtare.
  




























































































   352   353   354   355   356