Page 356 - Nji jete ne mes kosoves
P. 356

353
po ashtu njihte mirë traditën e odës dukagjinase dhe shumëçka kishte marrë nga i ati i tij. Me qëndrim stabil, edhe ky krijoi një autoritet në Llukë. Kur dëgjonte për ndonjë ngatërrresë eventuale ai ishte aty dhe pa u rregulluar puna nuk ikte nga Lluka. Bashkë me babain e tij kanë dhënë një kontribut të konsiderueshëm në shuarjen e ngatërresave në atë pjesë të Dukagjinit. Meta ka qenë shumë i dashur për miq dhe për ta ka qenë në gjendje të jipte çdo gjë të mundshme. Miku është i shenjtë, thoshte ai.
Meta dhe Harry kanë qenë shumë të interesuar që të më sillnin në Amerikë për dy arsye: a) që unë me paratë që do të merrja ta ndihmoja
familjen në Llukë dhe b) që motra, Ziza të kishte një vëlla këtu se në këtë mënyrë do ta ndiente veten më të sigurt dhe më të qetë.
Meqë në New York, arrita në prag të festës së 28 Nëntorit 1976, mora pjesë në kremtimin e këtij përvjetori që e pat organizuar Legaliteti. Meta më njoftoi me shumë figura të kësaj organizate politike. U thoshte atyre se njerëzit e Kosovës kudo që shkojnë ruajnë krenarinë e tyre. Kështu është edhe miku im nga Lluka që ka ardhur tash.
Ka adhuruar familjet e shëndosha. Mu për këtë ka mbajtur nën kontroll çdo gjë. “Edhe pse jemi në Amerikë, duhet të ruajmë traditën
   Nga e majta: Metë Bajraktari, Musli Bajraktari, Rrustem Geci, Smajl Arif Geci dhe Miftar Dervish Tetaj, Llukë e Ulët, 1978.
 



























































































   354   355   356   357   358