Page 358 - Nji jete ne mes kosoves
P. 358

355
SALI NEZAJ, New York: Qysh kur kam qenë në Skivjan të Gjakovës, familja ime e përmente atë të Bajraktarit, si familje e mirë, bujare dhe e respektuar.
Fati deshi që në vitin 1969 teksa zbrita në stacionin e trenit në Romë, takova Metë Bajraktarin. Si shumë shqiptarë nga Kosova edhe unë mora botën në sy me bashkëshorten, djalin e vogël, Naimin dhe vëllanë Qazimin. Isha nisur për Amerikë por si çdo kush tjetër, një kohë duhej kaluar në Itali. Meta atë ditë me disa shokë po përcillnin një familje që po shkonte për Amerikë. Meqenëse aeroplani nisej vonë, Meta u kishte thënë shokëve se njëherë do të shkonte në stacionin e trenit e të shihte se mos rastësisht kishte kush nevojë për t’ i ndihmuar. Në atë kohë për çdo ditë vinin familje shqiptare që pastaj përgatitnin dokumentacionin për emigrim në SHBA. Dhe ai, me atë rast, takoi familjen time: mua, gruan, djalin dhe vëllain. Një gjë të tillë ai e kishte provuar vetë disa muaj më parë në lëkurën e tij.
Në platonë e stacionit të trenit na kishte vërejtur se ishim shqiptarë. Pasi na përshëndeti na tha: “Unë jam Metë Bajraktari nga Vranoci”, kurse unë ia ktheva Sali Nezaj nga familja Nezaj e Skivjanit.
“Keni ardhur për të shkuar për Amerikë?” Po, i thashë.
“Ku do të vendoseni? Në Atina, iu përgjegja
“Po ju drejtoj për atje, ku keni për t’ u vendosur, se unë kam për të përcjellë një familje që niset për Amerikë. Më vjen keq që nuk po mund t’ u ndihmoj më shumë”, më tha ai.
Unë kisha një mik, Selim Haxhiun. Në të vërtetë vetëm e dija se Haxhiu ndodhej në Atina, por nuk kisha kurrfarë adrese të tij. Meta më përcolli deri te stacioni i autobusëve dhe qëndroi aty derisa hymë brenda. Na udhëzoi se duhej zbritur në një vend që quhej Sorra dhe pastaj duhej udhëtuar me autobusin tjetër në Atina.
Deshi fati e zura një shtëpi afër Metë Bajraktarit. Aty gjeta plot
  Atë që e ka dashur - vërtetë e ka dashur dhe e ka respektuar

























































































   356   357   358   359   360