Page 357 - Nji jete ne mes kosoves
P. 357

354
dhe t’ u prejmë rrugën degjenerimeve të mundshme”. Lidhur me këtë dua të tregoj një gjë: Meqenëse në New York erdha nga Kanadaja, ku pata qëndruar një kohë, kisha lëshuar flokët e gjata. Pas pak ditësh, më dërgoi te një berberhane dhe m’ i hoqi. Më tha këto s’janë për ne.
Mua dhe Harry-n na ka përkrahur pa rezervë dhe në të njëtën kohë na ka mbajtur nën kontroll, duke pasur parasysh se si të rinj që ishim, mund të binim nën ndikimin e ndonjë rryme të keqe.
Kosovën e ka dashur me shpirt dhe për të përmallohej shpejt pa marrë parasysh se e vizitonte shpesh.
Kur i bëmë disa muaj me Harry-n në biznes na tha: “Më mirë ka qenë sikur të kishit gjetur nga një vend pune si kujdestar ndërtesash” super”, ku do të na gjeshi punë edhe neve të tjerëve se sa kështu që po silleni poshtë e lartë. Ai kishte frikë se po dështonim.
Me Harryn punonim edhe nga 14 orë në ditë dhe, të them të vërtetën, edhe fati na ndihmoj dhe u kapem në biznes. Harry bleu shtëpi në një zonë në mes të Riverdale-s dhe Yankers-it dhe, pak më vonë, edhe unë. Kur e pa këtë ai me një buzëqeshje të ëmbël, gjithnjë duke bërë shaka, na tha se po i tërhiqte fjalët që i kishte thënë më heret. Në fillim Meta ka pasur frikë se s’ do të kishim sukses në punën e filluar.
Dua t’i kthehem edhe njëherë traditës: Meta shumë i ka dashur odat e Dukagjinit dhe shumë ka qenë i lidhur me ambientin e tyre Në vitin 1986 i martova për një ditë dy nipërit e mi, Muharremin dhe Çaushin. Në atë dasmë pat ardhur edhe ai me Zizën.Vendi i kishte hije në odë. Ka pasur qëndrim autoritativ në bisedë dhe njihte e zotëronte mirë filozofinë popullore.
Edhe Meta si babai i tij, Musliu ka qenë bujar dhe bukëdhënës i madh. Kur Millosheviqi i largoi nga puna punëtorët shqiptarë, me Metën, Harry-n ishim të parët që ndihmuam familjet e minatorëve në “Trepçë” dhe “Kishnicë e Novobërdë”. Në momentin kur filluan grevën e urisë minatorët e “Trepçës” në vitin 1989 si reaksion i politikës shoveniste serbe, ne me Metën e Harry-n e porositëm Hysen Gecin, nipin tim, që të blente një numër batanish dhe t’ua sillte minatorëve në zgafellë. Ishim të bindur se në atë thellësi toke kishin të ftohtë dhe kishin nevojë t’i përdornin për nevojat e tyre në grevë.
Ne kemi ndihmuar edhe shumë familje e individë të tjerë në Kosovë para, gjatë dhe pas luftës. Me siguri që për këto keni folur në këtë libër.
  

























































































   355   356   357   358   359