Page 355 - Nji jete ne mes kosoves
P. 355

352
RRUSTEM GECAJ, New York: Isha fëmijë rreth tetë vjeç, kur u martua motra ime, Ziza për Metë Bajraktarin. Në oborrin tonë, më kujtohet, hynë dy qerre të mbuluara me qilima. Një grua nga ana e Bajraktarëve shpërndau sheqergur dhe ne fëmijët ngarendëm pas tyre. Po e theksoj këtë element për të treguar ndryshimin e madh në mes dasmave të atëhershme dhe të sotme.
Shpeshherë kam shkuar te Bajraktarët në Vranoc edhe kur kam qenë fëmijë. Dua të them se përkundër moshës që kisha, me kanë pritur dhe respektuar sikur të isha i madh. Qysh atëherë më ka rënë në sy se ata kishin një traditë të respektit dhe një përkujdesje të jashtëzakonshme për mysafirin, sidomos Musli Bajraktari, si zot shtëpie. Në murin e odës së tij qëndronin varur një sharki dhe çifteli. Kur kthehej Musliu në mbrëmje nga rruga apo puna, thoshte “për mik do të krijojmë një atmosferë gazmendi”. E merrte çiftelinë, tingujt e së cilës i përjetonte thellë në shpirtin e tij dhe me zërin e thekshëm melodik këndonte këngë trimërie, kushtuar figurave të shquara kombëtare.
Mund të them se çiftelia ka qenë ajo që e mbushte me energji pozitive, dhe i jipte forcë për t’ i përballuar problemet që ia shkaktonte pushteti i asaj kohe. Shumë vështirë mund të përshkruash bujarinë e Musli Bajraktarit. Ai ka qenë njeriu më i mirë që kam hasur në jetën time. Një njeri me të gjitha tiparet e fisnikërisë shqiptare, një burrë që e deshi shumë traditën dukagjinase, i frymëzuar edhe nga këngët e shumta patriotike që i këndonte, pothuaj për çdo natë në odën e tij.
Musliu ka pasur vlerë dhe autoritet në popull. Kur vinte te ne në Llukë, porsa ulej në odë, pyeste për Ali Metë Pozharin e shtëpisë së Ali Mehmetit, si kryepar i fisit Berishë, Metë Rexhajn e Bufajve, Tahir Ymerin- Tetaj, Sylë Nezirin- Gecajn, Qerim Sadikun-Gecaj dhe disa të tjerë. Ne e dinim se kishte dëshirë të këmbente mendime me ta, prandaj edhe i thërrisnim në kullën tonë. Bëheshin biseda me interes kombëtar, duke kujtuar shumë episode nga personalitetet dhe ngjarjet e së shkuares sonë kombëtare. Me Musli Bajraktarin vinte edhe Meta, i cili
  Adhurues i madh i odës dukagjinase dhe i trashëgimisë sonë popullore





























































































   353   354   355   356   357