Page 359 - Nji jete ne mes kosoves
P. 359

356
shqiptarë, por me Metën ndihesha shumë më afër, sepse edhe gjeografikisht në Kosovë nuk ishim larg njër- tjetrit. Për çdo ditë takoheshim dhe bisedonim për problemet që na prisnin në kurbet. Pas katër muajsh, atij i erdhi koha që të nisej për Amerikë.
Sali, më tha: “Hyn në dy dhomat e mia, sepse janë më të mira dhe të mobiluara. Të gjitha po t’i lë. Lëshova banesën që ishte më e vogël dhe kalova në atë të Metës.
Pas katër muajsh shkova edhe unë në Amerikë dhe prapë e takova zotin Bajraktari. Ai në atë kohë kishte gjetur një vend pune për mirëmbajtjen e një ndërtese në Manhattan. Filluam ta vizitonim njëri tjetrin, sepse na mbeti një miqësi e madhe nga Italia. Ndërkohë fëmijët u rritën. Kisha një dëshirë të madhe të miqësohesha me familjen e tij. Meqenëse djali im i madh ishte në një moshë me vajzën e vogël të Metës, Hatemen, qe fat dhe u bëmë miq. Kemi pasur miqësi të mirëfilltë se e kemi dashur pa “hile” njëri tjetrin. Kjo miqësi vazhdon me familjen Bajraktari, por Meta ka qenë njeri i jashtëzakonshëm për mua.
Ai ka qenë shumë bujar për njerëzit e vet dhe të farefisit të tij. Krejt çka ka pasur mundësi ka bërë për këta njerëz. Më thoshte: “u bë rrethi i madh atje në Kosovë. Nuk po mund t’ u ndihmoj të gjithë atyre që kanë nevojë. Prandaj, kam menduar të gjej një rrugë tjetër. Dëshiroj t’ i sjell secilit nga një djalë këtu, e pastaj ata të ndihmojnë familjet e veta. Kështu edhe veproi. Të gjithë e dijnë këtë.
Vdekja e Bajraktarit nuk ka qenë humbje vetëm për familjen e tij të ngushtë, por për të gjithë farefisin dhe ata që e kanë njohur. Kur ka parë ndonjë mosmarrëveshje në mes miqve, të afërmve dhe dashamirëve të tij, nuk është qetësuar pa e zgjidhur problemin.
Kur erdha në Amerikë i kam dëgjuar disa duke thënë se ky njeri me gjithë këta fëmijë është në rrezik të vdesë urie. Ai në atë kohë kishte një moshë dhe nuk ishte shëndetplotë. Fëmijët i kishte të vegjël. Mirëpo, deshi zoti dhe i realizoi të gjitha të mirat materiale. Për çështjen kombëtare nuk i dhimbsej asgjë. Gjithmonë përsëriste slloganin: ”Jepni për Kosovën”.
Kam qenë në të shumtën e rasteve kur në shtëpinë e tij vinin delegacione nga Kosova dhe njerëz të tjerë. Aq ngrohtësisht i priste saqë më kujtonte odat e Dukagjinit. Ka pasur një mikpritje të jashëzakonshme. Kur vinte Dr. Rugova i thoshte: “Baca Metë ti e ke
  


























































































   357   358   359   360   361