Page 360 - Nji jete ne mes kosoves
P. 360

357
Ata që i kishte të afërt dhe të tjerët që i njihte i nxiste për të dhënë para për Kosovën.
Meta ka qenë edhe fetar i mirë. Në Skivjan të Gjakovës, prej nga jam unë, u pat djegur xhamia. Paria e fshatit më pat ngarkur të bëja një fushatë këtu në Amerikë për rindërtimin e saj. Metë Bajraktari është njeriu i parë që dha për ndreqjen e saj 500 dollarë. Më pat thënë se xhamia e Skivjanit që ndodhet përskaj rrugës kryesore Gjakovë- Deçan- Pejë është simbol fetar dhe nder për atë popull që jeton aty.
Mikun që e ka pasur mik e ka mbrojtur dhe e ka ndihmuar. Atë njeri që e ka dashur- vërtetë e ka dashur dhe e ka respektuar. Çdo njeri ka merak për një gjë: Meta ka pasur një dëshirë të madhe për ta ndërtuar një shtëpi në Kosovë. Deshi Zoti dhe ia arriti. E gëzoi për një kohë, por vdekja e mori herët.
Është mbështetur shumë në mua. Në një rast kur tre -katër kusherinj të tij hynë në Amerikë përmjet Meksikos, porsa kalojnë kufirin kapën nga policia amerikane. Me ta ishte edhe miku i Rrustem Gecit, Osmani. Më pat thënë ti do të marrësh përsipër nxjerrjen e tyre. Për ta kryer këtë punë kam shkuar pesë-gjashtë herë në Texas. Ne nuk donim ta ngatërronim Harry-n me këtë çështje.
Kur vinin njerëzit nga Kosova e pyesnin ”Ç’punë ke kryer në Amerikë?” Ai u thoshte: “Nuk kam lënë punë pa bërë”. Ishte kjo një përgjegje shumë filozofike.
Çdo gjë kam bërë për Bajraktarin se ka qenë mik e kryemik dhe asgjë nuk kam kursyer për të.
  fjalën”. Ai i përgjigjej: “Njëherë na kallëzo për Kosovën e pastaj bëjmë çfarë të duash muhabeti”.



























































































   358   359   360   361   362