Page 352 - Nji jete ne mes kosoves
P. 352

349
luftën e Slivovës kundër ushtrisë turke.”Këtë porosi ia kishte përcjellë njërit prej udhëheqësve, të cilin familja Bajraktari e njihte Ky i kishte thënë: “Nuk mund të hymë në këtë çështje”. Pra, edhe këtë përgegjësi Meta e kishte marrë mbi vete për familjen tonë.
Metë Bajraktari në Amerikë ka pasur një odë të madhe, nëpër të cilën kanë kaluar shumë shqiptarë nga Kosova dhe trojet e tjera shqiptare. Ishte i zgjuar nga natyra, ndërsa bisedat i bënte me mprehtësi të madhe. Ka ditur ta vlerësojë situatën në momente dhe të ndalë çdo ngatërresë.
Për shumë vjet sa kemi qenë bashkë në Amerikë, gjithherë ka menduar të kthehej në Kosovë. E donte pa masë vendlindjen e tij, Vranocin dhe vazhdimisht më bisedonte për ngjarjet, njerëzit, miqtë dhe shokët e tij në Kosovë.
  Kur në Prishtinë u përkujtua 100 vjetori i Lidhjes së Prizrenit në vitin 1978 Metë Bajraktari shkoi për Kosovë. Meqenëse në këtë kohë mbretëronte një klimë tjetër politike, i pata thënë: “Këqyr nëse mund të gjesh ndonjë lidhje me udhëheqjen e Kosovës për ndërtimin e përmendores së Mic Sokolit i cili pat rënë në mënyrë madhështore në
 Para varrit të Mehmet Agës, ulur nga e djathta: Metë Bajraktari, Qazim Emra, Curr Krasniqi, Agë Agaj, Can Mulosmanaj.
Në këmbë: Harry Bajraktari, Dervish Berisha, Lul Bajraktari, Shaqë Krasniqi, Haxhi Nimani dhe Isa Krasniqi, New Jersey 1978.
 



























































































   350   351   352   353   354