Page 345 - Nji jete ne mes kosoves
P. 345

342
Nga Amerika më çonte para për lutje fetare, sidomos për të afërmit e tij. Më thoshte duhet t’ i lutemi Zotit për punë të mbarë.
Babë e birë, Musli dhe Metë Bajrakatari, kanë qenë demokratë dhe kanë pasur një pasuri të madhe shpirtëroer për lakmi.
Ishte shumë i lidhur me problemin e Kosovës
Akademik MARK KRASNIQI, Prishtinë: Shumë kujtime nga fëmijëria mbahen mend gjatë gjithë jetës. Kur kam dëgjuar për të parën herë emrin e familjes së Bajraktarit të Vranocit, kam qenë nxënës i shkollës fillore në fshatin tim Gllaviçicë (Pejë), siç quhej deri vonë (tash, më 2005, e kanë pagëzuar Shëngjon). Atëherë duhet të kem pasur rreth 7-8 vjet e jo më tepër. Emrin e familjes Bajraktari e kam dëgjuar nga babai im Sadik Çun Krasniqi, madje në lidhje me një rast interesant. Në atë kohë në oda të burrave flitej shumë për fise e bajraqe. Bile me raste festash tradicionale dhe fetare në oda të burrave bënin dhe shpoti në hesapin e fiseve dhe bajraqeve, duke ngacmuar dhe përqeshur njëri tjetrin të fiseve të ndryshme, por pa të keq, brenda kufijve të lojës miqësore. Në shumë raste të tilla babai më merrte me veti, sepse duket se nuk bëja telashe në odën e burrave. Atëherë bajraqet kanë qenë të formuara e të organizuara në bazë të parimit gjeografik e jo fisnor, pra sipas përkatësisë territoriale. Sa më kujtohet, fshati im i ka takuar Bajrakut të Tërstenikut, fshat ky jo larg fshatit tonë. Bajraktari paska qenë i një fisit tjetër, jo i fisit Krasniq. Babait tim i mbushet mendja të bashkohej me Bajrakun e Vranocit në Lug të Baranit, sepse bajraktari ishte i fisit Krasniqe. Babai thoshte se ‘’Në fisin tim jam si në shtëpinë time, e ndiej vetën më mirë e më të sigurt në çdo situatë, jam në mesin e kushërinjve të mi, megjithëse edhe fiset e tjera janë shqiptare dhe kanë shumë burra të mirë.’’ Vranoci është shumë më larg nga fshati ynë se Tërsteniku. Madje, për të mbërrirë atje, duhej kaluar Bistrica e Pejës dhe një rrugë e gjatë këmbësore nëpër kodra e pyje, nëpër një terren mjaft të largët, të lodhshëm dhe të rrezikshëm për atë kohë nga pushteti serb dhe kolonët serbë e malazezë. Babai ka marrë pjesë në repartet vullnetare më 1912, për çlirimin e Shkupit. Bile, ka udhëtuar disa ditë e net në këmbë deri
  





























































































   343   344   345   346   347