Page 341 - Nji jete ne mes kosoves
P. 341

338
Në vitin 1990, me formimin e Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve, ku isha edhe unë njëri ndër themeluesit, Meta u afrua që ta ndihmonte shoqatën. Ndihma e parë për këtë shoqatë arriti nga Amerika- faxi i parë në qytetin e Pejës, ku i vendosëm lidhjet me qendrën e LDK-së në Prishtinë, për aktivitetet që zhvilloheshin dhe për ngjarjet qe ndodheshin në Pejë. Për çdo ditë korrospondonim, dërgonim lajme dhe informacione me interes për aktivitetin tonë. Domethënë, me fax-in e Metë Bajraktarit fillimisht i kryenim këto punë nga shtëpia ime. Meqenëse në këtë kohë dhe më vonë kishte represion të madh- bëmë një kërkesë që Meta nga Amerika të na dërgonte një kamerë për t’i incizuar ngjarjet dhe rastet e keqtrajtimeve të shqiptarëve nga policia serbe.
Shumë herë kam biseduar që Meta të kthehej me familje në Kosovë. Për këtë edhe e ndërtoi shtëpinë. Në Kuvendin e parë të shoqatës që u mbajt më 25 nëntor 1990- Meta me Harry-n dërguan një telegram përkrahës dhe shprehen dëshirën që çdo aktivitet për kthimin e familjeve shqiptare në Kosovë, ta ndihmojnë. Dua të theksaoj se ne në shoqatë kemi bërë një punë të madhe, por pa donatorë si Meta e të tjerë, puna jonë s’ do të kishte suksesin e dëshiruar. Ngaqë me Metën kisha një afërsi, për çdo hall që kishim në shoqatë i drejtohesha atij.
Në vitin 1991, ne si shoqatë e nxorëm një libër prej 17 autorësh “Shpërngulja e shqiptarëve gjatë shekujve”, ku së bashku me profesor Pajazit Nushin, ishim iniciatorë. Pajaziti ka qenë edhe kryeredaktor i këtij botimi. Në redaksi ishin edhe Dr. Skender Rizaj, Kristaq Prifti, Zamir Shtylla e disa të tjerë. E ftova Metën në Amerikë dhe ia shtrova kërkesën e këshillit për nevojën e përkthimit të këtij libri në gjuhën angleze. Ai shprehu gatishmërinë që këtë përkthim ta financonte. Mjerisht, rrethanat politike në atë kohë ishin të tilla dhe libri nuk u përkthye, por dëshira e tij ka qenë e madhe për t’ u kryer kjo punë.
Meta dhe Harry kanë dhënë kontribut në tetë botime që janë nxjerrë, ku një pjesë e tyre është përkthyer në gjuhën angleze dhe janë shpërndarë në tërë botën. Me këtë rast, dua të theksoj se këta kanë
  Pas tri vjetësh, në Kosovë filluan Lëvizjet demokratike. Meta nuk dinte shumë për punën time që merresha me aktivitete. Siç është e njohur, në atë kohë, patën filluar grevat e minatorëve të “Trepçës” dhe proceset e tjera kombëtare.





























































































   339   340   341   342   343