Page 331 - Nji jete ne mes kosoves
P. 331

328
përsëri.” E ka dashur shumë ambientin dhe rrethin e tij.
Në ndeja dhe takime të rëndësishme ishte në krye të vendit, dhe me fjalën e gjykimin e tij, jepte zgjidhje të drejta e të paanshme. Në bisedë kishte tipare të thjeshtësisë, ndërsa mbante qëndrim të njëjtë, si me
autoritete, ashtu edhe me njerëz të rëndomtë.
Ka qenë shumë i afërt dhe ka pasur një shpirt humanist, prandaj
shtëpia e tij gjithmonë ishte me mysafirë, me miq e dashamirë, por edhe me njerëz hallexhinjë qe kërkonin ndihmë, këshilla e ndërhyrje për kapërcimin e vështirësive.
Ai ishte një fetar i bindur. Krahas aktiviteteve të tij të shumta, nuk la anash as angazhimet fetare dhe ngritjen e tij shpirtërore. Me 1989 ai u përgatit për ta kryer edhe shartin e pestë të islamit -Haxhin.
Sa e sa herë evokonte kujtimet dhe mbresat nga rrugëtimi i tij nga vendet e Shenjta. Ai kishte kuptuar se ato toka të bekuara janë ushqyer me pasurinë shpirtërore të zemrave besimtare dhe ujitur me lot dashurie të të pasionuarve. Pra, Qabeja që është hija e rezidencës hyjnore. Tashmë kishte marrë titullin Haxhi dhe ishte Haxhi Metë Bajraktari.
Takimin e fundit me Haxhi Metën e pata në New York më 1998. Ato ditë qëndroja në një vizitë disa ditëshe në Amerikë. Ai lëngonte nga një sëmundje. Për nder timin në shtëpinë e tij, shtroi një darkë solemne, ku kishte thirrurr edhe disa miq e shokë. Për respektin tim, Haxhi Meta, si njeri i parimeve, s’lejoi që në atë darkë të konsumohej alkooli.
Atë natë vërejta se ai burrë, edhe përkundër sëmundjes, përpiqej të përcillte një traditë të hershme: besimin në Zotin e madhërueshëm, besim që i jepte forcë, që ia shtonte shpresat se do të kalonte në botën tjetër si një besimtar i vërtetë.
Po ashtu, atë natë, pashë se te Haxhi Metë Bajraktari ishte bashkuar bukuria shpirtërore me atë fizike.
Te gjitha këto krijonin portretin e tij të paharruar në mendjet, zemrat dhe kujtesën e të gjithë atyre që e njohën.
  






















































































   329   330   331   332   333