Page 326 - Nji jete ne mes kosoves
P. 326

323
HAJDAR CACAJ, Deçan: Metë Bajraktarin dhe familjen e tij i kam njohur para se ta bëheshim baxhanakë. Ka qenë burrë i urtë, i mençur dhe shumë elegant në sjellje. Babai i Metës, Musliu ka qenë i njohur në Lug të Baranit, e më gjerë. Ai ka bërë pajtimin e disa familjeve të ngatërruara për problemin e pronës e të tjera në anën tonë të Deçanit.
Meta ka pasur një interesim dhumë të madh për t’ i njohur burrat e Dukagjinit, për të ditur për historinë dhe trimërinë e tyre. Mbi të gjitha ka pasur dëshirë të ndihmojë. Sot e ruaj si kujtim të tij, një orë të madhe të cilën qysh atëherë e pata vendosur në kullë. Në kohën kur ma pat sjellë- ajo ishte një dhuratë shumë e madhe.
Meta ishte ai që shtëpisë sonë, me ndihmat e tij, i dha të mbarën. Me këtë rast s’ mund ta la pa e përmendur edhe ndihmën e Rrustem Gecajt.
Nuk mund ta harroj kurrë respektin e familjes Bajraktari
DERVISH BERISHA, New York: Meqenëse jam nga Krysheci, nga Lugu i Baranit, qysh kur isha i ri kam pas dëgjuar për familjen Bajraktari të Vranocit. Kjo familje ka historinë dhe identitetin e saj: ka qenë e inkuadruar në rrjedhat e politikës kombëtare nga Lidhja e Prizrenit e deri me sot. Krah të djathtë gjithherë i ka pasur Gërvallajt.
Më kujtohet fare mirë kur Haxhi Bajraktari vinte në shtëpinë tonë. Kishim një lidhje miqësore dhe ishte shumë i respektuar në familjen tonë. Më vonë, derisa isha në Kosovë, kam pasur rast ta njoh edhe Musli Bajraktarin. Më të jam takuar kur vinte për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, te djali i tij, Meta. Kam pasur një respekt të madh për të, sepse ai ka qenë një njeri intelegjent që ka jetuar me traditën e Dukagjinit. Burrat e tillë rrallë lindin. Ka qenë i mençur, i urtë dhe, ajo ç’ më ka lënë përshtypje më së shumti, ka qenë shumë njerëzor e virtuoz. Musli Bajraktari ishte njohës i mirë i ngjarjeve në të kaluarën, sidomos i atyre që kanë ndodhur në Lug të Baranit. Shumë gjëra kam mësuar prej tij.
I kam njohur derisa isha në Kosovë, Beqirin, Isufin, Zenunin dhe Qerimin (Bajraktari). Me këtë rast dëshiroj të theksoj se Zenuni ka qenë
  


























































































   324   325   326   327   328