Page 55 - Nji jete ne mes kosoves
P. 55

52
së tij t’ i sigurojë një jetë të qetë me prodhimet që nxirreshin nga toka. Toka e Lugut të Baranit është e njohur për prodhimin e grurit dhe të mistrit. Ka përjetuar momente kur nga komunistët serbë s’ ka mundur ta punojë as tokën, fill pas Luftës së Dytë Botërore.
Ka qenë shumë i afërt me njerëz, shumë i dashur për ta dhe familjen. Bujaria ka qenë e veçanta e tij. Sipas rrëfimeve të atyre që e njohën thonë se nëse dikush ia ka mësyer derës së tij, askënd nuk e ka lëshur duarthatë, madje edhe nëse e ka pasur vetëm një “grosh”. Si të tillë e kanë njohur të gjithë dhe e kanë nderuar për këtë bujari e bamirësi.
Ka qenë një burrë i urtë dhe tepër i kujdesshëm. Ka njohur mirë themelet e Kanunit të Lekë Dukagjinit dhe ishte adhurues i madh i filozofisë popullore. I brumosur nga kjo filozofi krijoi personalitetin e pleqnarit në Lug të Baranit dhe në një hapësirë të Dukagjinit. Mori pjesë në pajtimin e gjaqeve dhe të familjeve të konfliktura rreth pronësisë dhe ngatërresave të tjera. Musli Bajraktari, me tiparet e një burri tradicional, arriti të repektohej në tërë rajonin, sidomos te ata që e vlerësonin bujarinë, urtësinë, mençurinë dhe trimërinë. Ka zënë shumë miq, dashamirë e shokë në sajë të sjelljeve të tij korrekte me njerëz. Jeta dhe lufta për ekzistencë familjare e përplasën atë nëpër anët e ndryshme të Kosovës.
Musli Bajraktari ka pasur miqësi me familje të mëdha në Rrafshin e Dukagjinit. Ka qenë shumë përparimtar: dy djemtë e tij, Beqirin dhe Qerimin arriti t’i shkollojë. Ka kaluar nëpër periudha të stuhishme: reforma agrare (kolonizimi), presioni për shpërngulje në Turqi (1937- 1953), aksioni i grumbullimit të armëve (1955-1956) dhe në periudha të ndryshme është përballë edhe me ekzistencën familjare. Në fund të vitit 1944 ia konfiskuan tërë pasurinë. Me të gjithë anëtarët e familjes mbet në rrugë, nën qiellin e haptë. Përkundër kësaj i duhej të lajmërohej për çdo mëngjez në komunë të Baranit. Aty mbahej tërë ditën.Të gjitha këto dallgë të jetës i ka përballuar me dinjitet. Në një kaptinë tjetër të këtij libri do të jipen gjerësisht format e dhunës dhe terrorit që ushtroi pushtuesi serb dhe malazias mbi këtë familje.
Në kullën e tij mbante të varur një çifteli dhe kur përmallohej, i binte asaj. Këndonte këngë trimërie dhe këngë të tjera të melosit tonë folklorik. Preferonte shumë këngët e Rilindjes Kombëtare dhe këngët për Bajram Currin, Isa Boletinin, Binak Alinë, Shaban Binakun etj.
  




























































































   53   54   55   56   57