Page 56 - Nji jete ne mes kosoves
P. 56

53
Këndonte edhe këngë epike. Kur vinin miq e shokë i thoshin: “Musli merre çiftelinë”. Dhe kur tingujt e telave jehonin nëpër muret e kullës vigane- harroheshin për një çast problemet e telashet që sillte jeta e përditshme. Ai këndonte vetëm për veti. E adhuronte për së tepërmi Dervish Shaqën, pastaj Marash Krasniqin e Mon Sokolin, Hysen Ukën e Shaqë Avdijen (ky i fundit me të vëllain, Njaziun u masakrua nga policia serbe në luftën e fundit), Demë Ali Tarakun, Lan Dobrën (gjithashtu i ekzekutuar nga forcat serbe), Bajrush Dodën, etj. Me shumë ndjenja këndonte këngën për Destan Begun:
“Destan Begu kqyr sahatin/
Në Rahovec e kemi konakun.”
Sa ishte i dhënë pas instrumentit të çiftelisë dhe këngës, më së miri flet ky rast: në një krizë varfërie nga shumë krizat që ka përjetuar gjatë jetës së tij, shet sanën e livadhet ende pa ardhur koha të kositej dhe me ato para shkon në Pejë për të marrë harxh për festën e Bajramit. Kohë më parë ky kishte porositur te një mjeshtër i njohur një çifteli. Në një sheti që i bën pazarit në Pejë, mjeshtri e sheh Musliun dhe i thotë se i kishte sjellë çiftelinë. Tash ai u gjend në pozitë të vështirë: ta merrte harxhin për bajram apo çiftelinë? Për të dyjat s’ kishte para. U hamend, por shpejt vendosi t’i jipte të hollat për çifteli. Këtë e kishte merak, por deshi edhe ta mbante fjalën te porositësi. Kur mbërriu në shtëpi e pyetën ku i le sendet, ai iu përgjigj : këqyrne çiftelinë varur në mur të odës.
Musli Bajraktari si fëmijë është rritur në një familje të madhe, siç ka qenë një numër i familjeve shqiptare. Ka pëlqyer traditën dhe në të njëjtën kohë edhe modernën.
Ndiqte një filozofi të shëndoshë tradicionale shqiptare: “Kultivoje të mirën se me të, largon të keqen”.
Meqenëse unë isha nipi më i madh kudo që shkonte më mirrte me veti. Jam rritur dhe hapat e edukatës familjare, sidomos bujarinë dhe urtësinë i kam marrë nga ai. Më tregonte gjëra interesante që ishin të lidhura drejtpërdrejt me jetën. Ka pasur një qëndrim shumë të afërt dhe të ngrohtë me njerëz. Shumë kujtime të tij më përcjellin edhe sot. Vdiq më 1989 dhe u varros sipas dëshirës në një vend të veçantë. Kur u muar vendimi për ndërtimin e xhamisë së fshatit- varrezat u hoqën nga ai vend dhe i pari që u desht të zhvarrosej ishte gjyshii im, Musliu, thotë
  


























































































   54   55   56   57   58