Page 57 - Nji jete ne mes kosoves
P. 57

54
nipi i tij, Harry Bajraktari.
“Pat ardhur tri herë për vizitë te ne, por shpejt mërzitej. Edhe përkundër kujdesit tonë që ai të kalonte sa më mirë kohën e qëndrimit në Amerikë, dëshira e tij ishte të kthehej sa më parë ne Vranoc, aty ku jeta përplasej ndryshe nga madhështia e zhurmëshme e New York-ut. Atje takohej me kushërinj, miq dhe shokë. Nuk e ndërronte Vranocin me kurrgjë tjetër”, thotë Harry.
Kjo qe një paraqitje e shkurtër për Musli Bajraktarin. Për këtë njeri të traditës, i njohur për bujarinë, për ndjenjën e tij të thellë ndaj trollit dhe familjes, ndaj të afërmve, shokëve dhe miqve, do të bëjmë fjalë edhe në kapitujt e tjerë të këtij libri.
Siç përmendem më lart Musli Bajraktari martohet me Mejreme Alajn nga Drenoci i komunës së Deçanit, një grua fisnike dhe shumë e shkathët në zotërimin e të gjitha punëve shtëpiake. Vinte nga prindërit Duçi dhe Mona. Si nuse e re në familjen Bajraktari futi një frymë të re të punës. Në kohën kur kjo u martua me Musliun, familja Bajraktari në Vranoc kishte mbi pesëdhjetë anëtarë. Si nuse, e më vonë si grua, ndihmoi shumë në organizimin e punëve brenda shtëpisë dhe ngritjen ekonomike. Mejremja, derisa ishte në Derenoc, si vajzë, kishte mësuar zejen e qepjes me makinë. Me këtë zanat që e zotëronte më mirë se askush, në kriza të mëdha iu gjet familjes, duke i lehtësuar asaj barrën e varfërisë. Me paratë që fitonte nga rrobaqepësia mbante djemtë: Metën, Beqirin, Qerimin dhe Lulin.
Në vitin 1944 për shkak se pushtuesi serb kërkonte dorëzimin e Shpend Bajraktarit, krahas pasurisë së konfiskuar familjare, Mejremes ia morën edhe makinën qepëse. Ajo tash mbeti pa këtë “ forcë ekonomike”. Tregojnë se këtë e përjetoi shumë rëndë ngaqë kishte kaluar ditë e net mbi atë makinë dhe me të e ndjente një siguri për familjen e saj të madhe. Me konfiskimin e makinës qepëse gjermane, gllabëruesit nuk mundën ta thyejnë moralin e saj të fortë. Ajo filloi ta ushtronte zejen tjetër: përpunimin e zhgunave nga leshi i deleve, thurrjen e çorapëve, xhemperëve dhe të sendeve të tjera me krrabëza. Me këtë punë Mejremja siguronte veshjen për burrin dhe katër djemtë e saj.
  




























































































   55   56   57   58   59