Page 62 - Nji jete ne mes kosoves
P. 62

  KOHË E RËNDË POLITIKE
Gjatë viteve të 30-ta, në Kosovë zotëronte një gjendje e ngrysur, pothuajse e pashpresë. Lufta e Lëvizjes Kaçake, e cila kishte rezistuar për një dekadë të tërë kundër dhunës serbe dhe politikës kolonialiste të Nikolla Pashiqit, ishte shuar me gjak. Në këtë dekadë intensifikohet skicimi i elaborateve për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi, ku politika dhe diplomacia serbe e shihte si periudhë të volitshme për veprim. Vitet e ardhshme për ekzistencë të shqiptarëve të Kosovës, do të jenë sprovë e madhe.
Ishte kjo koha kur tokat e shqiptarëve të Dukagjinit dhe në disa rajone të tjera të Kosovës po kolonizoheshin. Nga anë të ndryshme të Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene po silleshin kolonistët serbë e malazezë. Ata po vendoseshin nëpër tokat më të plleshme të shqiptarëve. Kjo ishte e keqja e madhe që ushtrohej ndaj këtij populli antik. Malazezët e lakmonin Dukagjinin, sepse ata për një kohë kishin qenë pushtues të kësaj pjesë të Kosovës deri në formimin e shtetit serbo- kroato-slloven, përkatësisht të formimit të Jugosllavisë së Versajit.
METË BAJRAKTARI, lindi më 1927 në Vranoc të Lugut të Baranit. Ky ishte fëmija i parë i Musliut dhe Mejremes. Atë ditë për këtë familje fillonte një brez tjetër, i cili do të ballafaqohej me stuhi të shumta për të mbijetuar ekzistencën familjare, origjinën dhe identitetin e saj kombëtar.
Në vitin 1927, familja Bajraktari kishte mbi 25 anëtarë. Kryefamiljari, Haxhi Bajraktari ishte njëri me autoritet në Lug të Baranit dhe më gjerë. Ndërkohë, nga kjo familje e madhe bëhen dy shtëpi, ajo e Qerimit (babai i Musliut) dhe e Haxhisë.
Si çdo djalë i familjes fshatare edhe Metë Bajraktari, në rini është marrë me punë të përditshme bujqësore. Ai ndihmonte babain, Musliun për të gjitha nevojat shtëpiake: në arë, në mal, në pazar dhe në punët
59




























































































   60   61   62   63   64