Page 63 - Nji jete ne mes kosoves
P. 63

60
tjera të ditës. Në kullë shkonin mysafirë nga shumë anë të rajonit të Pejës, Deçanit, Gjakovës dhe anëve të tjera të Kosovës. Si fëmijë dhe i ri mësoi për historinë kombëtare. Kishte dëgjuar se në atë kullë kishin kaluar personalitete të Lëvizjes shqiptare: Haxhi Zeka, Isa Boletini, Bajram Curri, Binak Alia, Azem Bejta e figura të tjera të rëndësishme. Në kullë mori edukatën e traditës shqiptare. Aty mësoi kodet zakonore të
Metë Bajraktari (portret)
Kanunit të Lekë Dukagjinit: bujarinë, mikpritjen, dashurinë ndaj familjes, atdheut dhe dashurinë ndaj njerëzve. Në këtë kullë mësoi se si të përballohen sfidat jetësore, se jeta në një formë është luftë e çdoditshme. Filozofia e tij ka qenë e mbështetur në karakterin e shëndoshë të kullave tona: Mos u dorëzo edhe nëse fati ta kthen shpinën. Lufto që të jesh zotërues i jetës.
Vitet e 30-ta Kosovën e gjetën nën pushtimin kolonial serb. Në këto vite regjimi i Beogradit siç kishte vepruar edhe më herët, filloi
   





























































































   61   62   63   64   65