Page 64 - Nji jete ne mes kosoves
P. 64

61
likuidimin e patriotëve dhe intelektualëve shqiptarë. Likuidohet At Shtjefën Gjeçovi, hulumtues e studijues i kulturës popullore shqiptare, autor i veprës së njohur” Kanuni i Lekë Dukagjinit”, arkeolog e mësues i shqipes. Për çështje patriotike likuidohet edhe Nazim Gafurri, Ramë Bllaca etj.
Vitet e ardhshme për shqiptarët do të jenë të vështira si vetë historia e tyre. Mbi shqiptarë ushtrohen forma të ndryshme të terrorit.
Në këtë periudhë në Kosovë nuk kishte shkolla në gjuhën shqipe. Shqiptarët që dëshironin të shkolloheshin duhej të regjistroheshin në shkollat serbe. Kështu pat vepruar edhe Metë Bajraktari, kur filloi të shkonte në shkollën fillore të Baranit, ku mësoi të shkruajë dhe të lexojë në alfabetin cirilik. Për shkaqe familjare dhe për arsye politike ngaqë ajo konsiderohej gjuhë e pushtuesit e ndërpreu. Pështjellimet e mëdha që do të vijnë me fillimin e Luftës së Dytë Botërore, Metën do ta gjejnë në moshë fare të re.
Okupimi i Shqipërisë nga Italia në prillin e vitit 1939 dhe fillimi i Luftës së Dytë Botërore e ndeshën popullin shqiptar në një udhëkryq të madh, të paorganizuar politikisht dhe ushtarakisht, si dhe në një mjerim social. Tash edhe ajo pjesë e tokave shqiptare që kishte pavarësinë, u robërua, ashtu si ishin të robëruara viset e tjera nga Serbia, Mali i Zi dhe Greqia.
Në prill të vitit 1941, kur Hitleri sulmoi Jugosllavinë, Kosova u nda në zona pushtuese: gjermane, italiane dhe bullgare. Tokat që pushtuan italianët iu bashkuan Shqipërisë, ndërsa tokat që morën gjermanët, (Mitrovica, Vushtrria, Podujeva) Serbisë dhe ana e Moravës, Bullgarisë. Rëndësi të veçantë për gjermanët kishte shfrytëzimi i pasurisë së “ Trepçës”, e cila ishte e njohur me xehe të plumbit dhe të zinkut. Bashkimi i pjesës kryesore të Kosovës me Shqipërinë, që Konferenca e Berlinit dhe ajo e Versait i kishte lënë jashtë, pati jehonë të madhe në opinionin shqiptar, si në planin politik, ekonomik, ashtu edhe në atë shoqëror dhe emocional. Edhe pse Shqipëria ndodhej nën okupimin fashist, bashkimi i trojeve shqiptare në një shtet, ishte dëshirë dhe aspiratë e përhershme e popullit. Në këtë kohë, në Kosovë përdorej sllogani i njohur :”Edhe dreqi i zi le të vijë, vetëm Serbia jo.” Në këtë kontekst, edhe mund të mirrej me lehtësi nga shqiptarët e Kosovës okupimi italian.
  




























































































   62   63   64   65   66