Page 66 - Nji jete ne mes kosoves
P. 66

63
tjera të Kosovës intensifikohet fushata e likuidimeve fizike me motivacion se po luftoheshin “armiqtë e popullit”. Në shkurt, Shtabi Suprem i Ushtrisë Jugisllave, shpall gjendje të jashtëzakonshme në Kosovë. Me këtë dekret të ushtrisë shqiptarët pushkatoheshin edhe pa gjyq.
Në Tivar (pranverë e vitit 1945) organizohet një masakër tjetër. Në këtë plojë u vranë dhe u masakruan mbi 3000 shqiptarë që ishin mobilizuar me dhunë dhe gjoja po dërgoheshin në frontin e Trogirit në Kroaci kundër ushtrisë gjermane. Ky skenar shfarosës dhe skenarët e tjerë ishin bërë qysh më parë.
Nën administrimin ushtarak u mbajt edhe Sesioni i Dytë i Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovës, i njohur si Kuvendi i Prizrenit, korrik 1945. Nga gjithësej 142 delegatë dhe mysafirë të Kuvendit, 78 prej tyre kanë qenë serbë e malazezë dhe vetëm 33 shqiptarë, kryesisht funksionarë të rretheve të Kosovës. Ata që kundërshtuan aneksimin e Kosovës nga Serbia, që në fillim të mbledhjes u nxorën nga salla e kuvendit dhe u dërguan në drejtim të panjohur.
Kjo ishte gjendja e përgjithshme politike dhe ushtarake në Kosovë. Tani po paraqesim disa detaje të situatës në Lug të Baranit lidhur me vrasjen e Zenel Bajraktarit dhe burgosjen e Metë Bajraktarit në burgun e Pejës. Në këtë kohë në Lug të Baranit vepronin intenzivisht KNOJ5-i dhe OZN6-ja.
Aty kah mesi i muajit dhjetor të vitit 1944- në Baran vijnë disa funksionarë nga Peja, kryesisht shqiptarë për të formuar pushtetin lokal në këtë rajon. Sipas tyre duhej të zgjedheshin njerëzit që gëzonin autoritet në popull. Në këtë tubim, ku merrnin pjesë shumë fshatarë të kësaj ane- kryetar zgjedhet Shpend Bajraktari i Vranocit. Këta funksionarë, siç thotë Beqir Bajraktari, e dinin fare mirë se kush ishte Shpendi. Ata e dinin se ky ishte kundërshtar i sistemit komunist dhe i ripushtimit të Kosovës. Mirëpo, me një taktikë dinake ata lejuan zgjedhjen e tij, duke lënë përshtypje se ata respektonin propozimin e popullit. Në anën tjetër ai përcillej dhe pas disa ditësh i përgatitet kurthi.
Derisa Shpend Bajraktari me shokë, me të cilët kishte punuar në kohën e Italisë: Abdyl Qerimin, të birin Hasan Abdylin, Sadri Rrustemin, Ibish Haxhi Kolicën (nga Barani i Ulët), Gjikollin nga Peja,një tjetër nga Loxha, pastaj me Emrush dhe Qel Bajraktarin, Arif Zekën e
  



























































































   64   65   66   67   68