Page 67 - Nji jete ne mes kosoves
P. 67

64
Fazli Ramën (kushërinj) po qëndronin në shtëpinë e tij mëngjesi i zbardhi të rrethuar nga forcat e mëdha të OZN-ës. Në këto forca kishte serbë, malazezë dhe shqiptarë. Pasi shtëpia futet nën rrethin e hekurt, pason ultimatumi për dorëzimin e armëve, e me to edhe ata vetë. Këtë metodë përdornin organet e sigurimit shtetëror.
Shpend Bajraktari u thotë se ata kanë vendosur të dorëzoheshin, por këtë do ta bënin në komunë të Baranit, meqë aty ishin zyrtarë. Propozimin e tyre forcat e OZN-së e pranuan dhe nisen në atë drejtim. Në rrugë për Baran, këta merren vesh të kundërshtojnë këto forca të armatosura. Kur arritën te vendi Behoc (mikrotoponim i kësaj ane) ua kthejnë pushkët para dhe prapa. Ata zbrapsën dhe në mesin e tyre krijohet huti. Këta shfrytëzojnë rastin dhe nëpërmjet të Çeskovës, dalin në ilegalitet.
Për shkak të kërcënimit me vdekje Haxhi Bajraktari, me të birin Kadriun, iu bashkuan Shpendit në ilegalitet.
Të revoltuar për moskapjen e tyre, ushtria futet dhunshëm nëpër shtëpitë e fshatarëve.
  _________
5 KNOJ-i Korpuesi i Mbrojtjes Popullore të Ushtrisë Jugosllave. Funk- sionin e këtij shërbimi pas vitit 1945 e ka kryer OZN-a
6 OZN-ja Organ i Mbrojtjes së Ushtrisë Jugosllave. Ka vepruar deri në vitet e 50



























































































   65   66   67   68   69