Page 69 - Nji jete ne mes kosoves
P. 69

66
njerëzit vriteshin edhe në rrugë: duke shkuar dhe kthyer nga pazari, nga vizita që i bëhej një miku, shoku apo vizita në spital. Atë natë Meta shkon deri në Raushiq, ku te një i njohur buan dhe të nesërmen, duke iu shmangur rrugës, arrin në shtëpi.
Serbët dhe malazezët e Pejës marrin vesh se Zenel Bajraktari ishte në burg. Kur OZN-a informohet se Zeneli ishte i njëjti njeri që kishte thyer shtizën e flamurit malazez (1913) dhe nuk kishte pranuar të shkonte në kishë të Pejës për t’ u konvertuar, bëhet plani i zhdukjes. Nga ajo kohë e deri më sot nuk dihet asgjë për eshtrat e Zenel dhe Hajdin Zekës.
Familjes Bajraktari nuk i ndahet tortura. Për çdo mëngjes agonin të rrethuar. Kishte raste që rrethimi bëhej edhe dy-tri herë brenda ditës. OZN-a dhe ushtria pyesnin se ku është Shpendi, Haxhia dhe të tjerët. Keqtrajtohej Musli Bajraktari. Torturat ishin të egra: e qitnin përjashtë, e mbështetnin për mur dhe i kërcënoheshin me armë se do ta vrisnin, nëse nuk do të tregonte se ku gjenden meshkujt e tij në ilegalitet.
Tri-katër ditë pas vitit të ri (1945), erdhi një batalion i KNOJ-it dhe Vranocin e futi nën kontroll. Një rremb i ushtrisë, si thotë Beqiri7 u fut në shtëpinë tonë. Gra e fëmijë na qitën në divanhane (korridor), ndërsa ata hynë nëpër dhoma, ku filluan bastisjen. Pasi nuk gjetën asgjë, ata nisën të kontrollonin gratë dhe fëmijët. Njëri nga ushtarët futi duart nën një djep ku qante një fëmijë i lidhur, duke menduar se mos aty ishte mëshehur ndonjë armë. Plaçkitën ç’gjetën, morën edhe duhanin nëpër xhepa.
Po atë ditë, si tregon Beqiri, babait të tij Musliut, ia futen pushkën në gojë dhe nga goja filloi t’i rridhte gjak. Kur ia pashë gjakun, më kapën dridhërime në tërë trupin. Kjo skenë ndodhte para tërë familjes. Batalioni që kishte bllokuar fshatin, përbëhej nga ushtarë të rajonit të Gjakovës dhe Pejës që udhëheqej nga nënkomandanti Velko Vukotiq, kurse komesar politik ishte Ali Rexha nga Gjakova. Më vonë morëm vesh se ky batalion i përkiste Brigadës së Katërt Kosovare, komandant i se cilës ka qenë Salko Myderizi. Atë ditë Salko nuk ishte në Vranoc. Pyetjet që iu drejtoheshin Musliut, ishin të njëjta:ku gjenden Shpendi dhe Haxhiu?
Posa filloi dita të ngrysej, familjen e Musli Bajraktarit prej 17 anëtarësh dhe e Haxhi Bajraktarit prej 6 i nxorën midis rruge. Njëherë
  



























































































   67   68   69   70   71