Page 70 - Nji jete ne mes kosoves
P. 70

67
  tentuan ta digjnin edhe shtëpinë, por nuk dihet se si hoqën dorë. I gjendur para një kataklizme ky (Musliu) i drejtohet Ali Rexhës: ku të shkoj unë me 22 anëtarë të familjes në këtë dimër të egër?
-Shkoni në mal, te Haxhi Bajraktari ishte përgjegja e tij.
-Atë natë, 22 anëtarët u shpërndanë nëpër fshat aty ku mundën, thotë Beqiri.
Të nesëmen morën botën në sy: disa kanë shkuar nëpër miq, disa të tjerë ua kanë mësyer familjeve të njohura dhe të panjohura për të futur kokën brenda në ato ditë të dimrit më të acartë që mbahej mend në atë kohë.
Pak ditë më vonë sërish u dha alarmi se çdo gjë ishte nën rrethim. Erdhën me qerre me kuaj dhe e morën tërë pasurinë e Haxhi dhe Shpend Bajraktarit, thekson Beqiri. Morën 120 dele, 40 lopë, dy penë kuaj dhe bagëti të tjera. Shtëpia mbet e shkretëruar. Këtë pasuri ua shpërndanë serbëve dhe malazezëve të Pejës. Disa muaj më vonë shihnim bagëtinë tonë te kolonët, madje ato iu kishin dhënë si dhuratë edhe disa familjeve shqiptare.
Nuk ishte e vetme familja Bajraktari, e cila pësoi në atë periudhë, por si kjo pësuan edhe shumë e shumë familje në Lug të Baranit të Pejës, dhe familje të tjera në tërë Kosovën.
Musli Bajraktarit pasi që i kishin dëbuar familjen, e detyrojnë të paraqitej për çdo ditë në komunë të Baranit. Aty e ngarkojnë me punë fizike: prerjen e druve dhe pastrimin e zyreve. Pas tre muajsh “ata të cilët na kishin përzënë dhe ushtruar dhunë mbi familjen tonë, urdhëruan të ktheheshim në shtëpitë tona”, ka rrëfyer Musliu. Kthimi ishte i vështirë: në shtëpi nuk kishte mbetur gjë veç mureve. Çdo gjë me vlerë ishte plaçkitur, kurse sendet tjera qenë kalbur, derisa në dhoma kundërmonte erë e rëndë myku. Duhej filluar nga lugët se edhe ato mungonin. Kusherinjtë na sollën kashtë e sanë për të shtruar në dhoma, sepse nuk kishim ku të hynim as ku të flinim.
“Na sollën bukë, kripë, ngapak qumësht, djathë e ndonjë gjë tjetër për të mbijetuar”, thoshte Musliu. Ishte vështirë t’ u bëhej çare fëmijëve të vegjël, të cilët nga uria, qanin dhe për së tepërmi na shqetësonin. “Edhe pasi u kthyem, OZN-a për çdo ditë kërkonte Shpendin dhe Haxhinë për t’i zënë, e pastaj t’i pushkatonte, ashtu si kishte vepruar edhe me Zenelin dhe Hajdinin.


























































































   68   69   70   71   72