Page 72 - Nji jete ne mes kosoves
P. 72

69
  NË FRONTIN E DRENICËS
Nga burgu i Pejës, ku ishte mbajtur 20 ditë dhe vetëm pak kohë pasi ishte kthyer në shtëpi, Metë Bjaraktari, mobilizohet me dhunë në Bataliaonin e V të Brigadës së katërt të Kosovë e Metohisë dhe dërgohet në frontin e Drenicës. Në këtë front nga Vranoci dërgohen edhe Zeqir e Zenun Bajraktari (vëllezër), Avdi dhe Selim Bajraktari, pastaj Niman dhe Ymer Krasniqi, Sadik, Kadri dhe Çaush Krasniqi.
Në Drenicë, forcat e ushtrisë jugosllave dhe ato shqiptare kishin hapur frontin kundër Shaban Polluzhës, i cili kishte refuzuar shkuarjen me brigadën e tij në frontin e Sremit. Qëllimi i Beogradit ishte që shqiptarët të dërgoheshin në luftë kundër gjermanëve, kurse në anën tjetër forcat çetnike të hynin në Kosovë, të vrisnin e të dëbonin popullatën shqiptare. Këtë plan me një forcë prej katër- pesë mijë njerëzish e kishte kundërshtuar Shaban Polluzha, njëri prej kolosëve të historisë sonë më të re kombëtare.
Shqiptarët e mobilizuar me dhunë, duhej të luftonin kundër Shaban Polluzhës, në anën e forcave partizane.
Metë Bajraktari në Luftën e Drenicës, i veshur dhe i ushqyer dobët, e sidomos nga të ftohtit e madh që dominonte dimrin e vitit 1945, sëmuret. Sëmundja që shoqërohej me temperaturë të lartë e kishte rraskapitur dhe çuar deri në buzë të varrit. Shumë shqiptarë të mobilizuar dhunshëm nga acari dhe kushtet tejet të vështira, vdisnin nëpër malet e Drenicës. Përveç, sëmundjeve të tjera, këta i sulmonte pamëshirshëm edhe tifoja e morrit, e cila ka qenë një ndër epidemitë më lemeritëse të Luftës së Dytë Botërore.
Në një temperaturë të lartë, ku kishte marrë edhe kalljen e mushkërive (inflacion), dërgohet te mjeku ushtarak. Ky, pasi e kontrollon, e liron si të paaftë për të vazhduar shërbimin ushtarak. Nëpër malet e Drenicës kishte kaluar disa muaj.




























































































   70   71   72   73   74