Page 74 - Nji jete ne mes kosoves
P. 74

71
kishin dalë në ilegalitet. Asgjë më shumë. Të gjitha këto do të reflektohen në shëndetin e tij të më vonshëm. Pasojat e kësaj kohe i barti deri në vdekje.
SI I SHPËTUAN EKZEKUTIMIT HAXHI DHE SHPEND BAJRAKTARI?
Familja Bajraktari e Vranocit kishte mbajtur gjithnjë lidhje me disa familje të njohura të Malësisë së Gjakovës, madje me disa të tilla kishte edhe lidhje të origjinës. Në kohën e Italisë dhe më vonë, derisa u ndërprenë marrëdheniet shqiptaro –jugosllave (1948), Gjakova ka qenë qyteti ku bënin pazar njerëzit nga Malësia, edhe pse Konferenca e Londrës e vitit 1913 e kishte ndarë në dysh. Këto lidhje, siç do të shohim tash dhe më vonë në faqet e këtij libri, kanë pasur rëndësi të madhe për familjen Bajraktari të Vranocit.
Haxhi Bajraktari dhe Shpend Bajraktari me kushërinjtë e tyre për t’i shpëtuar ekzekutimit të makinerisë shfarosëse serbo- malazeze, patën dalë në Malësi të Gjakovës dhe atje u strehuan si ilegalë nëpër miq dhe shokë. Meqenëse Sali Mani (Bajraktar i Krasniqes), në atë kohë kishte pozitë në pushtetin komunist në atë rajon, familja Bajraktari e Vranocit bie në kontakt me të, dhe i lutet që të gjente një rrugë për shpëtimin e mashkujve të tyre.
Sali Mani, duke qenë njeri me autoritet në pushtetin e atëhershëm, fillon të përgatisë formën e dorëzimit të tyre. Pasi ai kishte biseduar me disa autoritete të “pushtetit popullor” në Rrafsh të Dukagjinit, sidomos me Alush Gashin, ku kishte arësyetuar dorëzimin e tyre, duke shtuar se ata nuk kishin bërë krime gjatë pushtimit italian dhe pasi ai kishte marrë garancinë e autoriteteve në Pejë, kishte dorëzuar Haxhinë, Shpendin dhe të tjerët që kishin qenë bashkë me ta në ilegalitet (Malësi të Gjakovës). Ata u dorëzuan pas qëndrimit tre muajsh në ilegalitet. Edhe përkundër kësaj, izolimi i familjeve të tyre vazhdonte.
  




























































































   72   73   74   75   76