Page 76 - Nji jete ne mes kosoves
P. 76
73
uzurpura detyroheshin t’i punonin dhe, në fund, frytin e tyre (misrin, grurin, sanën, kashtën, pemët dhe perimet) t‘ua dorëzonin malazezëve. Meqenëse toka e Vranocit bënte më shumë misrin, perimet e pemët sesa kulturat e tjera bujqësore kolonistëve me shumicë duhej t’u jipej misri, të cilin e përdornin për rritjen dhe kultivimin e kafshëve.
Ky kolonizim ka historinë dhe haraçin e vet. Nga viti 1913 e deri në fillim të Luftës së Parë Botërore nga pushtuesi malazias në Rrafshin e Dukagjinit, por edhe në viset e tjera të Kosovës nën Serbi, filloi vendosja e serbëve dhe malazezëve për të vazhduar me intensitet shumë më të madh pas Konferencës së Versajes, sidomos gjatë dekadës së dytë dhe të tretë të shekullit të kaluar.
Kolonët vendoseshin në familjet e mëdha shqiptare që ishin të njohura për karakterin e tyre patriotik e kombëtar, e sidomos të atyre familjeve që kishin rezistuar pushtimin. Se cilat ishin ato familje, pushtuesi serbo-malazias kishte një evidencë të detajizuar. Ndër familjet e tilla shqiptare ka qenë edhe familja e Bajraktarit të Vranocit, e cila ndiqej hap më hap nga i ashtuquajturi pushtet “popullor”.
Në një mbledhje që u mbajt në Baran me pushtetarët lokalë në vitin 1947 caktuan Milivoje Markoviqin, një kolonist nga Mali i Zi të vendosej në kullën e Haxhi Bajraktarit. Aty, i përcjellë nga forcat e OZN-ës, u vendos Milivoje Markoviqi me gruan e tij Mica, djemtë Bozhidarin, Vukomanin, Mikashin, Rashën, vajzat Jellën dhe Sllobodankën. Emin Krasniqi- Bajraktari, rreth vendosjes së kësaj familje malazeze deklaron: “Më kujtohet si fëmijë tetë vjeç kur në oborrin tonë organet e pushtetit të asaj kohe sollën këtë familje nga Mali i Zi. Ajo ishte dita më e keqe në historinë e familjes sonë. Ishte diçka e tmerrshme dhe dëshpruese. Të gjithë burrat e familjes sonë Haxhi Bajraktari, babai im Kadriu, pastaj Musli Bajraktari, Shpendi, Meta dhe meshkujt e tjerë të familjes sonë të ngushtë dhe të gjerë u tronditën me hyrjen e kësaj familje në truallin tonë. Të gjithë, të mëdhenj e të vegjël, këqyrnim të keqen që po hynte në shtëpinë tonë”, përkujton këtë ngjarje Emini.
Pushtetarët caktuan katin e sipërm të kullës, përkatësisht odën e burrave për vendosjen e familjes së Milivoje Markoviqit. Ndërkaq, Haxhi Bajraktarin me djalin Kadriun, nipin Eminin, gratë Razën dhe Magbulën, renë Zojën, mbesen Mirushën, u vendosën në katin e mesëm të kullës. Në dhomën ku flinte Haxhi Bajraktari, përmbi të ka qenë