Page 78 - Nji jete ne mes kosoves
P. 78

75
  këta njerëz nga kulla, por më shumë u lumnova se më nuk do t’i shihnim kafshët e tyre duke shkatërruar barin e oborrit tonë. Ai nga gëzimi më shtrëngoi”, kujton këtë ngjarje Emin Krasniqi.
RIKTHEHET TOKA E KONFISKUAR PARA 80 VJETËSH
Në kohën e kolonizimit të viteve para Luftës së Dytë Botërore, pushtesit serbo-malazias patën konfiskuar 220 hektarë tokë të fshatarëve të Vranocit. Pas vitit 1945, me hyrjen e komunizmit, këto toka i mori kooperativa bujqësore dhe i shfrytëzoi deri në lirinë e Kosovës, 1999.
Tash së voni i blenë banorët e Vranocit dhe në këtë mënyrë rikthyen pasurinë e dikurshme që ju kishte marrë para 80 vjetësh. Në bazë të një marrëveshjeje që dukej më e lehtë për aplikim, ata u pajtuan që ajo të ndahej sipas njerëzve të martuar pa marrë parasysh se ku jetojnë. Nga numri i përgjithshëm i të martuarëve, dolën 200 sish dhe kështu toka u nda në 200 hise. “Familjes sonë, duke llogaritur edhe atë të vëllait, Miftarit, na ranë pesë hise”, thotë Harry Bajraktari. S’do mend se me këtë tokë lidhet një pjesë e historisë së familjes Bajraktrari dhe e familjeve të tjera të fshatit Vranoc, të cilat në situata të caktuara vuajtën edhe për bukë.






























































































   76   77   78   79   80