Page 77 - Nji jete ne mes kosoves
P. 77

74
“divanhanja” që kishte formën e një paradhome, rrinin kolonistët . Në katin përdhesë, ku ishte edhe ahuri i kullës, Markoviqi solli edhe derrat, të cilët në natën e “bozhiqit”-krishtlindjes e therrte njërin nga ta në “divanhane”, ku gjaku i shtazës depërtonte një kat më poshtë, ku rrinte Haxhi Bajraktari.
Nuk mund ta përshkruaj askush tmerrin e kësaj të keqje, përveç ata të cilët e përjetuan këtë kataklizmë. Këtë të keqe për tri vjet të plota e ndjeu familja Bajraktari. Në një oborr, në një shtëpi, në një hapësirë të ngushtë (për çdo ditë dhe në çdo kohë) duhej takuar me një familje e cila kishte komb, fe, mentalitet e kulturë krejt tjetër.
Si tregojnë dëshmitarët e kësaj ngjarje, vendosja e dhunshme e familjes malazeze ka lënë trauma psikike tek anëtarët e familjes Bajraktari.
Çdo gjë ishte e përzier: në të njëjtën shtëpi hyhej dhe dilej, në të njëjtin bunar mirrej ujë dhe i njëjti oborr shfrytëzohej.
Kjo familje malazeze sillej poshtë vërdallë, aty ku fëmija e familjes Bajraktari luanin, aty ku anëtarët e familjes, gra e burra duhej të kryenin punët e përditshme. Afër bunarit u vendos një koritë ku nxirrej ujë për kafshë. Kjo në fakt ishte edhe një dhunë fetare, të cilën e kishte planifikuar akademiku famkeq serb, Vasa Çubrilloviqi, në elaboratet e tij të njohura për shpërnguljen e shqiptarëve nga Kosova. Ka qenë i njohur mendimi i tij:” Vetëm dhuna fetare dëbon shqiptarët nga vatrat e tyre”.
Të tri familjet, ajo e Haxhisë , Qerimit dhe e Zenelit, pasi që ishin ndarë në tri hise, e meqë shtëpitë gjendeshin njëra përballë tjetrës, oborrin dhe nxjerrjen e ujit nga bunari e shfrytëzonin bashkërisht. Këtë bunar e shfrytëzonin edhe dy shtëpi të tjera të familjes Bajraktari për të marrë ujë dhe për të larë rrobat, si dhe për nevojat e tjera. Vendosja e kësaj familje koloniste sllave në kullë ishte një akt shumë barbar dhe ishte përjetuar tepër keq nga të gjithë banorët e fshatit Vranoc.
Veç tjerash, pushteti i atëhershëm jugosllav, vendosjen e Markoviqit e kishte bërë me qëllim që të nxisë reagimin e familjes Bajraktari, e pastaj ndaj saj të merrte masa të ashpra represive.
“ Ditën kur familja malazeze u largua nga shtëpia jonë- pas qëndrimit tri vjetësh, na u duk se na u hoq konopi nga qafa që rëndonte për së tepërmi jetën tonë. I thashë gjyshit tim, shumë u gëzova që dualën
  

























































































   75   76   77   78   79