Page 73 - Nji jete ne mes kosoves
P. 73

70
Në një bisedë që kam pasur me Metë Bajraktarin në New York në vitin 1992, lidhur me qëndrimin e tij të dhunshëm në Drenicë më ka deklaruar:” Komandanti ynë shqiptar kishte të vendosur shtabin e tij në Açarevë, një fshat në pjesën veriperëndimore të Drenicës. Për ushtarët e batalonit të tij detyroheshin të gatuanin gratë e këtij fashti, të cilave ua ndjekte djemtë e tyre për t’ i vrarë nëpër malet e Likofcit, Rezallës dhe Obrisë. Në një rast një grua në Açarevë, e cila ishte detyruar ta përgatiste bukën për njerëzit e shtabit, në mungesë të druve nuk kishte arritur ta piqte në masë të duhur. Njëri prej njerëzve të shtabit, posa ishte shtruar dreka, kur e pa bukën e papjekur e hudhi tepsinë përjashtë për dritare, kurse magjetorja u keqtrajtua, duke u akuzuar se ajo me qëllim kishte vepruar asisoji. Mirëpo, gruaja e mërzitur dhe e lodhur mori lagraçën( mjet për përdorimin e saçit) dhe iu turr komandantit duke i thënë” Çfarë buke të pjekur pret ti prej meje kur ndjek djemtë e mi për t’ i vrarë?”. Pas këtij reagimi, dy femra partizane e tërhoqen zvarrë, duke e goditur pa mëshirë.”
Në një rast tjetër, në një konfrontim në fshatin Ticë plagoset zëvendëskomandanti i batalionit të V i Brigadës së IV të Kosovë e Metohisë, Velko Vukotiq dhe reagimi i komandantit shqiptar të atij batalioni ndaj popullatës fshatare të asaj pjese të Drenicës, ishte fashizoid. Në shenjë hakmarrje, partizanët vranë fëmijë, gra dhe pleq dhe dogjën shumë shtëpi, ndërsa njerëzit mbetën nën qiellin e haptë në atë dimër më të egër që njeh historia e atyre anëve, më thoshte Meta. Motiv i hyrjes në këtë bisedë ka qenë botimi i librit” Shaban Polluzha- Lufta e Drenicës”, si libër i parë që shpaloste ngjarjet e asaj kohe.
Metë Bajraktari ka rrëfyer shumë tmerre për këtë luftë, të cilat më vonë u bënë publike në shumë botime pas rënies së komunizmit.
Pasi Meta ishte liruar si i paaftë nga shërbimi ushtarak, mezi kishte arritur gjallë në Vranoc. Kishte kaluar këmbë male, lumenj e fusha me një temperaturë të lartë trupore që e kishte fituar nga ftohja e motit të ligë. Në shtëpi gjen një gjendje të mjerueshme. Tash, përveç sëmundjes që e kishte lodhur, po e mërzitte pa masë gjendja e rëndë sociale në familjen e tij. Ishte kjo një varfëri e skajshme që mund të barazohej me vdekjen.
Derisa kishte qëndruar në Drenicë, nuk kishte ditur asgjë për familjen e tij ishin gjallë apo jo. Dinte vetëm se Shpendi dhe Haxhia
  




























































































   71   72   73   74   75