Page 68 - Nji jete ne mes kosoves
P. 68

65
  EKZEKUTOHET ZENELI- BURGOSET META
“Unë atë ditë isha me Zenel Bajraktarin, ku shërbeja në odën e tij sillja ujë dhe shkurtoja dru” thotë Baqiri, kur një grup ushtarësh u fut dhunshëm. Ishte një ditë e ftohtë, pas borës së madhe që kishte rënë. Arrestojnë Zenel dhe Metë Bajraktarin, Hajdin Zekën e disa të tjerë nga fshati, të cilët i dërgojnë në Baran. Pasi shikojnë se kush ishin, çfarë prejardhje kishin, komandantët ushtarakë, urdhërojnë që Zeneli, Meta dhe Hajdini të vazhdonin rrugën për Pejë, kurse të tjerët lirohen. Nga Barani, këta tre, me duar të lidhura me litar, nëpër një mot të ligë këmbë, dërgohen në burg.
Metë Bajraktari, në atë kohë kishte vetëm 17 vjet. Ai ka deklaruar : “Kur arritëm në burg, m’i zgjidhen duart. Ato ishin enjtur aq shumë saqë nuk isha në gjendje të bëj asnjë veprim me to. Aty pashë njerëz të lidhur me litar dhe copëra të vjetra teli, të përgjakur nga rrahjet dhe keqtrajtimet që u bënin organet e OZN-ës, të urryer dhe të ushqyer dobët, të sëmurë dhe të pashpresë. Në burg këto organe bënin klasifikimin e tyre, disa sakatoheshin nga goditjet, disa të tjerë mbaheshin në ujë të ftohtë, kurse një numër tjetër, gjatë natës, nxirrej nga qelitë e tyre të ftofta dhe pushkatoheshin”.
Metë Bajraktari, duke parë këtë tmerr- kishte ndjerë dhembje të thellë për këta njerëz të pafajshëm. Në burg e kishin ndarë nga Zeneli. Dhe për të nuk dinte më asgjë. Ai në këtë burg- kasaphane do të qëndrojë 20 ditë.
Duke dalur nga burgu takon Alush Gashin, i cili në atë kohë mbante pozitën e komandantit të OZN-es. Meta i tregon ngjarjen dhe i thotë se në burg kanë mbetur Zeneli dhe Hajdini. Ata janë të pafajshëm. Nuk i kanë bërë askujt asgjë. Përgjegja e tij ka qenë se ata do të lirohen më vonë. Meqenëse ishte afruar mbrëmja, Alush Gashi i jep një vërtetim për të udhëtuar deri në Vranoc sepse ishte kohë e rrezikshme, ngaqë





























































































   66   67   68   69   70