Page 65 - Nji jete ne mes kosoves
P. 65

62
Në Kosovë u hapën shkolla fillore dhe të mesme në gjuhën shqipe. Në Prishtinë filloi punën gjimnazi “Sami Frashëri”, ku jipnin mësim profesorë eminentë të kohës si: Ahmet Gashi, Rexhep Krasniqi, Ymer Berisha etj.
Në Baran, në vitin 1941 u hap shkolla fillore, ku Beqir Bajraktari (i vëllai i Metës) me disa kushërinj dhe fshatarë të Vranocit dhe Baranit filluan të ndiqnin mësimet në gjuhën shqipe. Mësues i parë i kësaj ane Muharrem Krasniqi dha një kontribut të konsiderueshëm në përfshirjen e fëmijëve në shkollimin shqip. Metë Bajraktari, duke mos pasur mundësi të vijonte mësimet, për shkak se duhej ta ndihmonte babain në punët e përditshme për ngritjen e ekonomisë familjare, shkronjat e gjuhës amtare i mësoi nga Beqiri. Ministria e Arsimit të Shqipërisë, nën okupimin italian, gjatë kësaj periudhe kishte sjellë disa abetare në gjuhën shqipe në Kosovë. Deshi fati që një prej këtyre abetareve të jetë sjellë edhe në shtëpinë e Musli Bajraktarit, ku djemtë e tij nisën të mësonin shkrim-lexim.
OZN-ja BËN PLANIN E LIKUIDIMIT TË SHPEND BAJRAKTARIT
Fundi i vitit 1944 dhe fillimi i ‘45-shit ishin tragjikë. Formohen gjyqe për të gjykuar e ekzekutuar shqiptarët legalisht dhe ilegalisht, ndërsa në Beograd bëhej pazar mbi çështjn e Kosovës. Varianti i parë që diskutoi udhëheqja jugosllave ishte ndarja e Kosovës midis tri republikave, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Projektohej kështu një copëtim i më tejshëm i tokave shqiptare i ngjashëm me atë që ishte bërë në Mbretërinë Jugosllave. Lidhur me këtë ndarje pat mospajtime dhe u propozua varianti i dytë: Kosova të mbetej njësi autonome, jo e veçantë dhe e varur nga Federata, por t’ i aneksohej njërës prej tri republikave, Serbisë, Malit të Zi ose Maqedonisë. Më në fund, u vendos që Kosova t’i bashkohej Serbisë me një “arsyetim” se kjo ishte republika më e zhvilluara dhe mund të barte barrën e mkëmbjes ekonomik të rajonit. Gjatë vitit 1945 në shumë fshatra të Rrafshit të Dukagjinit dhe në anët
  





























































































   63   64   65   66   67