Page 82 - Nji jete ne mes kosoves
P. 82

79
  SPASTRIMI ETNIK I SHQIPTARËVE (1951-1960)
Qysh kur ishte bërë spastrimi etnik i Sanxhakut të Nishit, Serbia kishte planifikuar edhe spastrimin etnik të Kosovës, duke hartuar programe dhe elaborate të vazhdueshme. Këto programe parashihnin në detaje format e shfarosjes së shqiptarëve dhe mënyrën e veprimit për zbatimin e tyre. Programet përqëndroheshin kryesisht në vrasjen e grave, fëmijëve, marrjen e pasurisë, dhunimin e femrave, ndërrimin me dhunë të fesë, krijimin e psikozës së frikës dhe, më në fund, dëbimin nga trojet e tyre nëpërmjet terrorit.
Për shkak të Luftës së Dytë Botërore, programi i spastrimit etnik të vitit 1937- 1939, kishte ngelur dhe kështu në vitin 1951 politika jugosllave nën dominimin e serb filloi sendërtimin e programit të spastrimit etnik të Kosovës, duke bërë fushatë për regjistrimin e popullatës shqiptare si popullatë turke. Nga të gjitha anët e Kosovës qenë shpërndarë emisarët e shumtë për ta bindur popullatën se ajo i përkiste nacionalitetit turk (!). Fatkeqësisht në këtë lojë ishin të infiltruar edhe disa klerikë shqiptarë.
Në fillim të vitit 1951 në vijën e tendencave unitariste dhe nacionaliste të politikës së grupit fraksionist të Aleksandër Rankoviqit u ndërmuar aksioni për deklarimin e shqiptarëve, sidomos nëpër qytete, për kombësinë turke. Në realizimin e këtij aksioni pati qëndrime tendencioze dhe nxitëse, madje edhe stimulime materiale që shqiptarët të deklaroheshin turq. Në këtë drejtim, pati edhe presion brutal fizik. Pas këtij aksioni, prej 97.954 qytetarëve që më 1953 u evidentuan si turq në Jugosllavi, numri i tyre më 1961 u shtua në 259.536 ose afro 260 për qind.






























































































   80   81   82   83   84